Lista Serbe i ka reaguar ministres së Jashtme të Kosovës, Donika Gërvalla e cila sot në Këshillin e Sigurimit në OKB, shfaqi një fotografi e cila liderëve serbe me terroristin Milan Radoiçiq.
”Donika Gërvalla në atë paraqitje tregoi fiksimin e saj ndaj Milan Radoiçiqit, të cilin vazhdimisht e përmendi, por “harroi” ta përmend atë që dëgjojmë e lexojmë në mediat shqiptare me ditë të tëra – siç zyrtarët e partisë në pushtet, me urdhër të Kurtit, e thirrën dhe e lutën që t’i sigurojë votën për zgjedhjen e presidentit”, thuhet në reagim.
”Falë asaj që Radoiçiq, i cili siguroi votën vendimtare të goranëve, presidentja e tyre u zgjodh. Atëherë Radoiçiqi ishte i mirë me ta?”, thuhet tutje në reagimin e LS.
Ndryshe, ministrja Gërvalla shfaqi sot para të pranishmëve në Këshillin e sigurimit një fotografi ku shfaqet ministri i Jashtëm i Serbisë, Marko Gjuriq duke pirë kafe me kryekriminelin serb, Milan Radoiçiq në Beograd.
Sipas Gërvallës, fotoja e publikuar është bërë së voni në Beograd./Arbresh.info
Lexo edhe:
Bill Clintoni shtrohet në spital
Federata e Futbollit në Gjermani nderon legjendën Franz Beck...
Përgjuesi i Vullnetit po “çmend” banorët
Xuxi aludon se Gresa ka pëlqim për të, tregon momentet kur i...
NASA: Anija kozmike Parker Solar Probe i afrohet Diellit
Pesë lojtarë të kombëtares shqiptare nuk e kanë humbur asnjë...