Sot koalicioni Lista “për Familjen” ka mbajtur konferencë për media në të cilën është kërkuar dorëheqja e ministres Arbërie Nagavci, pas publikimit të përmbajtjeve nga “Doracaku për Mësimdhënës për Edukim Gjithëpërfshirës Seksual.”
Lista për Familjen në komunikatën për media tha se Ministria e Arsimit, Shkencë, Teknologjisë dhe Inovacionit e ka promovuar këtë doracak më 4 qershor 2021, shkruan Arbresh.info.
“Po ashtu në tetor të vitit 2023 MAShTI ka organi”zuar “Javën e promovimit të shëndetit në shkolla”, ku është folur për “Edukimi seksual gjithëpërfshirës në shkolla”
Në konferenën për media, anëtarët e Listës “për Familjen” – deputeti Eman Rrahmani, avokati Asdren Bytyqi dhe gazetarja Fatijona Bajraj, kanë thënë se ministrja Nagavci mbanë përgjegjësi të plotë për të gjitha këto.
“Ne i kemi identifikuar dhe analizuar këta doracakë, përmbajtja e të cilëve është antiligjore” – ka thënë ndër të tjera avokati Bytyqi.
Sipas tij, ato që prezantohen në këtë dokument, bien ndesh me mënyrën se si parashihet dhe rregullohet familja sipas dispozitave ligjore në fuqi.
Deputeti Eman Rrahmani, nga ana tjetër, tha që të gjitha këto janë të papranueshme, duke shtuar se “për këtë kërkojmë dorëheqjen e menjëhershme të ministres Nagavci, meqenëse dëmi të cilin e ka shkaktuar tek fëmijët dhe familjet është i pariparueshëm”.
Gjatë konferencës, nëpërmjet një projektori, u shfaqën edhe pjesë nga përmbajtja e doracakut.
Kurti: Kushtet për takimin me Vuçiqin janë të njejta, të dor...
Bogujevci: Serbia nuk ndryshon kurrë, vendi duhet të fuqizoh...
“Diamanti” Shpendi, talenti “kuqezi” më i kërkuari në Apenin...
“Nëse e bëjë këtë dal nga shtëpia”, Gresa i tregon Lelës për...
Caktohen dy seanca në dhjetor për çështjen ndaj Bahtijarit, ...
Nga një muaj arrest shtëpiak për avokaten Sheholli dhe përmb...