Lista “GUXO” do të regjistrohet si subjekt politik në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve.
Aplikacioni është paralajmëruar se do të dorëzohet sot, në orën 12:00.
Mediet raportojnë se drejtimin e kësaj partie do ta marrë Donika Gërvalla, aktualisht Ministre e Jashtme.
Lista “Guxo” aktualisht është e pranishme edhe në Kuvendin e Kosovës, deputetët e së cilës garuan në zgjedhjet e fundit nacionale në kuadër të Lëvizjes Vetëvendosje.
Kjo marrëveshje u bë nga ish-drejtuesja e listës, Vjosa Osmani, me kryetarin e Vetëvendosjes, Albin Kurti.
Rezultati i zgjedhjeve mundësoi zgjedhjen e Osmanit si presidente, dhe Kurtit si kryeministër./arbresh.info/
Policia shqiptoi mbi 1 mijë e 400 gjoba trafiku në 24 orët e...
Vdes një person në QKUK
Policia sekuestron armë dhe municion në Rahovec, arrestohet ...
Predha godet një shtëpi në Mitrovicë Veriore, policia heton ...
Arabia Saudite do të ndalojë alkoolin gjatë Botërorit 2030
Pas sulmit në Magdeburg seancë e posaçme në Bundestag