Lista “Guxo” regjistrohet si parti politike

15:12 | 9 Mars 2022
S D

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve mbajti mbledhjen e 10-të për këtë vit, të kryesuar nga Kryetari i KQZ-së, Kreshnik Radoniqi, transmeton arbresh.info.

Në këtë mbledhje, KQZ-ja mori vendim për regjistrimin e dy partive politike GUXO dhe Bashkimi për Ndryshim ANAMORAVA. Pas këtyre dy vendimeve, sipas regjistrit, numri i partive politike të regjistruara në Kosovë është 51.

Më 14 shkurt 2022, iniciativa politike e quajtur GUXO, udhëheqëse e së cilës është Donika Gërvalla Shwarz, ka dorëzuar aplikacionin për regjistrim.

“Zyra për Regjistrim të Partive Politike dhe Certifikim ka shqyrtuar dhe verifikuar të gjithë dokumentacionin e dorëzuar, përfshirën statuin, programin, aktin e themelimit, simbolin, raportin financiar, librezën e nënshkrimeve të përkrahjes nga votuesit e regjistruar si dhe janë bërë përmirësimet e nevojshme, duke plotësuar në këtë mënyrë të gjitha kërkesat ligjore për regjistrimin e partisë politike: GUXO.”, thuhet në njoftim.

Kjo parti do të përfshihet në regjistrin e partive politike të regjistruara në Kosovë si partia e 50.

Ndërsa më 18 shkurt 2022, iniciativa politike e quajtur Bashkimi për Ndryshim ANAMORAVA (BNA), udhëheqës i së cilës është z. Isa Agushi, ka dorëzuar aplikacionin për regjistrim.

Zyra për Regjistrim të Partive Politike dhe Certifikim ka shqyrtuar dhe verifikuar të gjithë dokumentacionin e dorëzuar, përfshirën statuin, programin, aktin e themelimit, simbolin, raportin financiar, librezën e nënshkrimeve të përkrahjes nga votuesit e regjistruar si dhe janë bërë përmirësimet e nevojshme, duke plotësuar në këtë mënyrë të gjitha kërkesat ligjore për regjistrimin e partisë politike: Bashkimi për Ndryshim ANAMORAVA (BNA). Kjo parti do të përfshihet në regjistrin e partive politike të regjistruara në Kosovë si partia e 51.”, thuhet në njoftim./arbresh.info/

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme