Mungesa e disa produkteve medicionale në listën esenciale të barnave po rëndon gjendjen ekonomike të pacientëve, të cilët po kërkojnë trajtim në institucionet publike shëndetësore në Kosovë. Ministria e Shëndetësisë nuk ka futur në listë të barnave esenciale as disa nga barnat që u nevojiten personave me aftësi të kufizuara, mossigurimi i të cilave thuhet se do ta vështirësojë shëndetin e tyre, shkruan sot Gazeta “Zëri”
Afrim Maliqi, drejtor i “Handikos”-it, ka treguar për “Zërin” se personat me aftësi të kufizuara për çdo shërbim shëndetësor duhet të paguajnë vetë.
Sipas tij, as pajisjet dhe as produktet medicionale atyre nuk ua siguron Ministria e Shëndetësisë e kjo gjë, siç ka thënë, po vështirëson gjendjen ekonomike të tyre.
“Çdo shërbim duke filluar nga rehabilitimi, pajisjet, produktet medicionale, barnat, pra ato që përdoren çdo vit, një herë në vit apo një herë në gjashtë muaj, të gjitha janë të detyruar t’i blejnë. Sa i përket një grupi të madh të personave me aftësi të kufizuara, ka filluar të zbatohet Ligji për Statusin e të Drejtave të Personave me Paraplegjikë dhe Tetraplegjikë, që nënkupton një shumë financiare të cilën e marrin këta persona e me këtë shumë e mbulojnë deri diku atë zbrazëti të këtyre pajisjeve. Por prapë kjo nuk mjafton, sepse nuk munden t’i përballojnë të gjitha edhe me atë shumë”, ka thënë ai.
Ai ka treguar se si pasojë e mosmarrjes së shërbimeve adekuate shëndetësore rrezikohet edhe jeta e tyre./Zëri/
U morën para drejtuesve të kamionëve për të kaluar më lehtë ...
‘A e di ku ke ardh?’, Atilla i kundërpërgjigjet Xhenetës
Çitaku në 4-vjetorin e arrestimit të Thaçit e Veselit: Diell...
Pse votohet të martën në zgjedhjet amerikane?
Zëvendëskryeministri i Luksemburgut i sjell Kurtit napolitan...
U tha se ka dhënë dorëheqja pas paraqitjes në SPAK, kryebash...