Lista esenciale e barnave në Kosovë nuk është përditësuar qe 6 vjet

23:54 | 30 Mars 2019
Arbresh.info

Në QKUK, pacientët ende vazhdojnë të përballen me mungesë të barnave. Madje ka nga ata që detyrohen të blejnë edhe barna esenciale. E lista e shumë-folur, ka mbetur ende e vjetur e cila ishte formuluar në vitin 2013. Por për T7, kanë thënë se po punohet intensivisht për një listë të re, e cila si draft i parë do të jetë gati në Prill.

Familjarë të pacientëve të shtrirë në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës, përkujdesen që t’i blejnë barnat e kërkuara nga stafi mjekësor. Për shkak të mundësisë së ndikimit në trajtim, ata nuk flasin para kamerës.

Por thonë se barnat më bazike dhe materialet tjera që janë në listën esenciale të barnave obligohen t’i blejnë.

Ka edhe të tillë që kanë nevojë për ilaçe që nuk janë fare në listën esenciale.

Ka 5 vite që lista aktuale esenciale e barnave është e pandryshuar, anipse zhvillimet në fushën e mjekësisë janë të mëdha.

 

Të ngjashme