Qytetarët serbë në veri të Mitrovicës, kanë vendosur mbishkrime në një kombi kundër Listës Serbe, duke e quajtur këtë parti si mbrojtëse të terroristëve, të cilët kallin veturat e qytetarëve serbë.
Në këtë mbishkrim, Lista Serbe është quajtur “Lista e Zezë”, duke pretenduar se kjo parti nuk e ngreh zërin kundër djegies së veturave të qytetarëve serbë, por e ngreh zëreni për terroristin që është arrestuar para disa ditëve nga policia për djegie të veturave.
Në mbishkrim thuhet “Kush i kallë veturat e serbëve, “Lista Serbe” e ngreh zërin kundër terrorizmit. Lista e Zezë”, raporton “Arbresh.info”.
Ndryshe, më 1 prill Policia e Kosovës ka arrestuar Milovan Bozoviç, 36-vjeçar, i cili dyshohet se u ka vënë flakën disa veturave me targa RKS që u përkisnin qytetarëve serbë në Zubin Potok./Arbresh.info/
Drejtësia tranzicionale dhe adresimi i krimeve të luftës, Ha...
Lansohet pilotimi i Programit të Kuponëve, Nagavci: Një risi...
Nisin pushimet për punonjësit e shtetit, ky është kalendari ...
PSG dhe West Ham në negociata për transferimin e Soler në Pa...
Kurti: Përfshirja e fëmijëve në edukim, mundësi për punësim ...
Sekuestrohen 12 armë zjarri në rajonin e Prishtinës