Me përplasje verbale po përcillet mbledhja e Komisionit Hetimor Parlamentar lidhur me nivelin e menaxhimit të marrëdhënies së punës së anëtarëve të Shërbimit të Jashtëm dhe zyrtarëve të Ministrisë së Punëve të Jashtme dhe Diasporës.
Pozita e opozita u përplasën në lidhje me listën e dëshmitarëve që do të raportojnë në këtë komision.
Nga opozita kritikuan Ministrinë e Punëve të Jashtme që nuk u ka dërguar të gjitha materialet e nevojshme për punën e këtij komisioni.
“Nga mbledhja e fundit dy herë kam kërkuar që Ministrisë së Jashtme t’i dërgohet email për të kompletuar dokumentet. Në mungesë të reflektimit, ne kemi ngecje në punë. Unë zyrtarisht ju kam adresuar ministrisë për kompletim të materialit dhe nuk kemi përgjigje. Ju (pushteti, v.j.) po kërkoni që listën e ekspertëve me e shty. Komisioni edhe dy tre ditë i bënë katër muaj dhe ende jemi në fazën fillestare. Ju ende po kërkoni kohë shtesë për listën e dëshmitarëve”, tha kryetarja e komisionit nga radhët e AAK-së, Time Kadrijaj.
“Në mungesë të materialit ne kemi mangësi edhe në formimin e listës së dëshmitarëve edhe argumenteve. Të gjithë dëshmitarët që ftohen duhet të ndërlidhen me këtë proces”, deklaroi deputetja e PDK-së, Ariana Musliu-Shoshi.
Por, opozitës i reaguan nga mazhoranca.
“Kryetare ti po më tregon se çfarë duhet unë me thënë. Nëse nuk ju pëlqen çfarë po them ju duhet të më dëgjoni. Reforma ka filluar në vitin 2019. Mënyra se si janë punësuar shërbyesit e jashtëm ka qenë në shkelje të ligjit dhe ministria ka marrë vendim për të zbatuar ligjin. Kur ka filluar zbatimi i ligjit kanë filluar kërkesat e atyre që kanë shkel ligjin. Prandaj, unë po them që nuk mundemi me ardhë në një përfundim pa e parë thelbin se si kanë ardhur në krye të detyrës”, tha deputetja e LVV-së, Fitore Pacolli.
Pacollit i reagoi kryetarja e komisionit Time Kadrijaj.
“Ti fitore je abuzuese dhe dëshiron të dalësh nga konteksti. Qeveritë e juaja kanë abuzuar me pushtetin”, theksoi ajo.
Me tone të larta të zërit replikoi edhe deputeti i PDK-së, Hisen Berisha.
“Këto janë muhabete të grave. Marre duhet me të ardhë. Misioni juaj është që të pengoni punën e këtij komisioni. Nuk keni çfarë i bëni Kosovës më shumë”, shtoi ai.
Pas përplasjes, dy deputetet e mazhorancës, Fitore Pacolli dhe Jeta Statovci lëshuan mbledhjen./rtk
Xheneta kritikon ashpër Gjestin, ky i fundit fillon të qajë
Zelensky: Macron po na ndihmon në konsultimet lidhur me misi...
Cambridge largohet nga Trepça, mitrovicasit kanë një emër pë...
Struktura fetare e Kosovës: 93.49 % të besimit islam, 2,31 %...
Rriten rastet e braktisjes së shkollës në Kosovë
Profesori Koser: Kosova shembull që duhet ndjekur nga shtete...