Lisi më i lartë 160 vjeçar në Kosovë në rrezik nga insektet, kërkohet ndihmë nga institucionet

14:03 | 14 Gusht 2021
Përparim Bublaku

Me një bukuri mahnitëse, me degë të shpërndara mbi oborrin e shtëpisë së familjes Qorrolli gjendet lisi 160 vjeçar, shkruan arbresh.info.

Lisi i Alushit gjendet në fshatin Rashincë të komunës së Shtimes, në zemër të oborrit të familjes Qorrolli.

Kryefamiljari Rrahman Qorrolli, për arbresh.info, me nostalgji rrëfen detajet se prej kur ky lis e ka zanafillën.

“Ky lis quhet lisi i Alushit, përndryshe Alushi është prindi jem. Ai e mban mend por jo kështu i madh ka qenë më i vogël. Sipas tij ky lis duhet të jetë afër 160 vjet. Këtë lis e mirëmbajmë unë me familje tem, më ndihmojnë edhe vëllezërit në vjeshtë”, tha Qorrolli.

Sipas Qorrollit ky lis i shton bukurin dhe freskinë oborrit të tij.

“Problem s’është fare ky lis sa ka hijeshi dhe freski”, tha Qorrolli.

Ani pse ky lis është në mbrojtje të Institutit për Mbrojtjen e Natyrës dhe Mjedisit të Kosovës, ata tash e katër vite nuk janë interesuar fare për gjendjen e këtij lisi.
“Komuna hiq s’merret. Tash e katër vite nënë mbrojtjeje të monumenteve historike. Asnjëherë nuk kanë ardh në këto katër vite, asgjë nuk mirëmban komuna gjithçka e bëjë në forca të mija”, tha Qorroli.

Bukuria mahnitëse e Lisit të Alushit u merr vëmendjen kalimtarëve të rastit të cilët madje bëjnë edhe foto.

“Kalimtarët e rastit e shikojnë dhe marrin foto, madje hyn edhe brenda këtu fotografohen”, tha Qorroli.

Kushtet klimatike jo të mira këtë vit nuk e kanë dëmtuar shumë Lisin. Qorrolli tha se vetëm një degë është thyer para 15 viteve, por që ka filluar të plotësohet.

“Nga fryma disa rrema të vogël kanë ndodh me u thy, por moti pas 15 vjete një rrem më i madh është dëmtua e kom pre me sharr tash ka nis me u plotësua, mirë është”, tha Qorrolli.

Lufta e fundit në Kosovë nuk e ka prekur fare këtë lis, madje Qorrolli tha se në këtë fshat nuk ka pasur luftë fare.

“Jo në luftë nuk është dëmtua fare sepse në këtë vend nuk ka pasur luftë hiq te ne”, tha ai.
Qorrolli u ka bërë thirrje edhe institucioneve përkatëse që të vin dhe ta shohin nga afër këtë lis pasi që ekziston mundësia që të dëmtohet nga insektet që sipas tij kanë filluar të hyjnë në trungun e këtij Lisi.

“Kisha pas dëshirë nga instituti që i mbron këto tashmë monumente, po dyshoj që mos ka buburreca në këtë lis nën lëvore ose naj zgurraj e madje shkojnë nalt dhe ushqehen, po dyshoj që munden me dëmtu, se këtu është një lloj zgurraje qe dëgjoni. Kisha pas dëshirë me ardh me shiku me ba një kontroll ekspertet që merren me këto gjëra”, tha Qorrolli.
Ndryshe Lisi i Alushit ka një gjerësi prej 5.70cm, dhe tash pas 160 viteve akoma vazhdon të mbijetoj kushteve qoftë klimatike qoftë dëmtimeve nga dora e njeriut./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme