Google ADS

Lirohet rruga afër AKI-së, largohet vetura e dyshimtë

08:58 | 9 Tetor 2020
M. A.

Pas më shumë se dy orë është lëshuar për qarkullim rruga Prishtinë-Fushë Kosovë.

Arsyeja e këtij bllokimi ishte njoftimi se përball Agjencisë Kosovare të Inteligjencës është një veturë në të cilën është dyshuar se ka mjet të pashpërthyer.

Deri më tash si shkas i kësaj ngjarje është arrestuar një person.

Vetura tashmë është larguar nga rruga ndërsa ende nuk dihet nëse në të është gjetur mjeti i pashpërthyer./arbresh.info/

Njësitet e policisë kanë kontrolluar veturën e personit të dyshuar që mëngjesin e ditës së sotme është arrestuar para AKI’së.

Policia e Kosovës ka konfirmuar aksionin para AKI’së duke thënë se i njëjti është zhvilluar pasi që në atë pjesë të rrugës në një veturë është gjetur një person i dyshuar./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme