Lirohet reperi Action Bronson

13:13 | 12 Gusht 2018
Arbresh.info

Prokuroria Themelore në Prishtinë ka dhënë informacione lidhur me arrestimin e reperit, Action Broncon i cili në mbrëmjen e dytë të “Sunny Hill” është arrestuar.

Reperi Action Bronson është arrestuar pas një incidenti, ku mendohet se ai kishte ndezur një “joint”(marihuanë) në skenë dhe e kishte hedhur atë në drejtim të publikut.

“Sipas informacioneve që pranova nga prokurori kujdestar, reperi në fjalë nuk i është shqiptuar asnjë masë e ndalimit. I njëjti është intervistuar nga prokurori, por nuk është vërtetuar se bëhet fjalë për ndezje të ndonjë substance narkotike”, ka thënë Zëvendës Kryeprokurori i Themelores, Ibrahim Berisha për Indeksonline.

Më tutje ka treguar se Action Bronson pas intervistimit të prokurorit është liruar në procedurë të rregullt.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme