Është liruar personi i cili po intervistohej në stacionin e Policisë në Mitrovicën e Jugut, lidhur me sulmin terrorist të 24 shtatorit të vitit të kaluar në Banjskë të Zveçanit.
Lajmin për Arbresh.info e ka konfirmuar Zëvendësdrejtori i Policisë për Rajonin e Veriut, Veton Elshani.
Ndryshe, Prokuroria Speciale ka ngritur dje aktakuzë kundër 45 personave lidhur me sulmin terrorist në Banjskë ku mbeti i vrarë heroi Afrim Bunjaku.
I akuzuari kryesor është kryeterroristi Milan Radoiçiq.
Sipas aktakuzës, të pandehurit kanë tentuar shkëputjen e pjesës veriore të territorit të Republikës së Kosovës, me qëllim që t’ia bashkojnë këtë territor Republikës së Serbisë. Gjatë këtij veprimi, si rezultat i dhunës së përdorur, ka humbur jetën zyrtari policor Afrim Bunjaku dhe është rrezikuar jeta e zyrtarëve të tjerë policorë dhe popullatës civile./Arbresh.info/
LEXO EDHE:
Sulmi në Banjskë, një person po intervistohet në stacionin policor në jug
Dhimbja që “udhëton” nga shpatulla në bërryl shkaktohet zako...
Ismajli gati për hapin e madh në karrierë, ai refuzon rinovi...
Mbappe: Bilbao më bëri mirë, mund të bëj shumë më tepër
“Duhet të luftojmë”, Zelensky tregon çfarë i duhet Ukrainës ...
Të paktën 28 të vrarë nga sulmet në Gaza
Kurti mërgatës: Paramendojeni çfarë bëjmë 37 mijë votat ju m...