Google ADS

Lirohet për qarkullim rruga nga Brezovica në drejtim të Qendrës së Skijimit, por me vështirësi kalimi

14:34 | 16 Dhjetor 2023
K.B

Rruga për në Brezovicë në drejtim të Qendrës së Skijimit është liruar për qarkullimin e automjeteve.

Por me vështirësi kalimi, kështu ka thënë për Arbresh.info, zëdhënës i Policisë për rajonin e Ferizajt, Kanun Veseli.

Veseli thotë se që nga mbrëmë, për shkak të reshjeve të dendura të borës që ka mbuluar atë zonë, është vështirësuar qarkullimi për automjete.
Teksa ka apeluar tek shoferët që të bëjnë kujdes gjatë lëvizjes.

“Ju njoftojmë se rruga Brezovicë në drejtim të Qendrës së Skijimit është liruar për qarkullimin e automjeteve, mirëpo me vështirësi kalimi. Që nga mbrëmë, për shkak të reshjeve të dendura të borës që ka mbuluar atë zonë, është vështirësuar qarkullimi për automjete dhe apelojmë tek shoferët që të bëjnë kujdes gjatë lëvizjes. Shoferët duhet të përshtatin shpejtësinë e lëvizjes së automjeteve në raport me kushtet e rrugës, si dhe të kenë pajisjet dimërore”, thekson Veseli, shkruan Arbresh.info

Ndër të tjera, Veseli gjithashtu apelon përsëri tek shoferët që të mos të parkojnë automjetet e tyre në mënyrë të parregullt në skajin e rrugës, sepse e pengojnë qarkullimin e automjeteve, ndërsa pengojnë edhe mjetet borëpastruse të kompanisë për pastrimin e rrugëve.

“Gjithashtu lusim shoferët e automjeteve që mos të parkojnë automjetet e tyre në mënyrë të parregullt në skajin e rrugës, sepse e pengojnë qarkullimin e automjeteve, ndërsa pengojnë edhe mjetet borëpastruse të kompanisë për pastrimin e rrugëve”, shprehet ai.

Tutje ai bën të ditur se Policia rajonale e Ferizajt vazhdimisht është duke monitoruar situatën dhe është prezente në atë pjesë të rrugës.

Për ç’do rast qytetarët mund të kontaktojnë policinë rajonale të Ferizajt në numrat kujdestarë : 192 , 0290/326-250 & 0290/322-406.

Ndërsa sot në mëngjes Brezovica.info ka treguar se gjendja në qendrën e skijimit në Brezovicë është shumë keq për shkak të reshjeve të mëdha të borës.

“Pas reshjeve të mëdha të borës në qendrën e skijimit në Brezovicë është shumë keq. ka 1 metër borë, vetëm një korsi e rrugës është pastruar, parkingu është i bllokuar. rekomandim që komuniteti i skijimit të mos vijë sot në Brezovicë”, thuhet në reagim./Arbresh.info/

LEXO EDHE:

1 metër borë në Brezovicë, rekomandohet që sot të mos vizitohet qendra e skijimit

Mbyllet për qarkullim rruga nga Brezovica në drejtim të Qendrës së Skijimit

Të ngjashme