I akuzuari për nxitje të vrasjes së policit Triumf Riza, Enver Sekiraqa është liruar nga paraburgimi.
Lajmin për arbresh.info e ka konfirmuar zëdhënësja e Gjykatës Themelore në Prishtinë, Mirlinda Gashi.
Ajo, i ka thënë arbresh.info se masa e paraburgimit Sekiraqës i është zëvendësuar me masë të arrestit shtëpiak.
“Po është e vërtetë që masa e paraburgimit i është zëvendësuar me arrest shtëpiak në një periudhë prej dy muajsh”, tha Gashi për arbresh.info.
Ndryshe, më 24 tetor 2017, gjykata e shkallës së dytë (Gjykata e Apelit) kishte mbajtur një seancë dëgjimore lidhur me caktimin e masës së sigurisë ndaj Enver Sekiraqës, pasi e njëjta gjykatë më 19 tetor, në orët e mbrëmjes, e kishte liruar nga paraburgimi Sekiraqën dhe ndaj tij kishte shqiptuar masën e arrestit shtëpiak.
Sekiraqa për të njëjtin rast ishte dënuar edhe në maj të vitit 2016, për dy vepra penale për “nxitje në kryerje të vrasjes së rëndë” dhe për veprën “detyrimi” me dënim unik prej 37 viteve burgim, kurse ishte liruar për veprën penale “dhunimi”.
Gjykata Themelore në Prishtinë, për herë të dytë më 16 shtator 2019, e kishte shpallur fajtor Enver Sekiraqën për nxitje në vrasjen e ish-policit Triumf Riza dhe i kishte shqiptuar dënim në kohëzgjatje prej 30 vitesh.
Ndërsa për herë të dytë më 16 shtator 2019, gjykata e kishte shpallur fajtor Enver Sekiraqën për nxitje në vrasjen e ish-policit Triumf Riza dhe i kishte shqiptuar dënim në kohëzgjatje prej 30 vitesh.
Mirëpo, Gjykata e Apelit me 6 mars 2020, kishte vendosur të aprovojë ankesën e mbrojtjes së Sekiraqës duke e kthyer rastin për të dytën herë në rigjykim, pasi sipas Apelit aktgjykimi i shkallës së parë ishte marrë me shkelje të dispozitave të procedurës penale.
Polici Triumf Riza ishte vrarë më 30 gusht të vitit 2007 në në Prishtinë. Për vrasjen e tij deri tash është dënuar veç Arben Berisha me 35 vjet burgim, i cili [po vuan dënimin. /arbresh.info/
Gjendet pa shenja jete një 68-vjeçar në Vlorë, dyshohet se u...
NATO trajnon trupat ushtarake ukrainase në Lituani dhe Polon...
Gjimshiti triumfon ndaj Ismajlit, Atalanta rikthehet në krye...
Elezi: Mbi 58 mijë kërkesa për regjistrim të votuesve jashtë...
Llapi ndahet me stafin e trajnerëve
Kurti: Pasaporta e Kosovës në top 10 pasaportat e botës që k...