Biznesmeni Naser Kelmendi është liruar nga paraburgim para pak çastesh me masë më të butë, arrest shtëpiak.
Ky vendim është marrë nga trupi gjykues i udhëhequr nga Anna Adamska Gallant.
Kelmendi mohon pretendimet se është i përfshirë në trafikim droge. Ai i cilëson si të pabaza akuzat.
Naser Kelmendi është me origjinë kosovare dhe me nënshtetësi boshnjake, biznesmen dhe i përfshirë në marrëdhëniet politike të shumë vendeve të rajonit. Për Malin e Zi, Kelmendi ka thënë vetë se e konsideron si atdhe të dytë. Ai nuk e ka fshehur se ka ndihmuar financiarisht referendumin për pavarësinë e këtij vendi në vitin 2006./Arbresh.info
Bahtijari pranon fajësinë në Hagë
Rizvanolli: KRU “Prishtina” ka pasur përmirësime...
Britania sanksionon 5 zyrtarë gjeorgjianë për shtypjen e pro...
Ancelotti thotë se nuk e kishte menduar rikthimin tek Reali,...
Arrestohet 40 vjeçari në veri, policia i gjen rreth 100 kart...
Haradinaj për Hovenierin: Ishte më shumë se ambasador