I akuzuari për trafikim ndërkombëtar të drogës, vrasje dhe krim të organizuar, Naser Kelmendi është liruar sot nga paraburgimi me vendim të Gjykatës së Apelit.
Insajderi ka mësuar nga burime brenda gjykatës, se Kelmendi është liruar nga paraburgimi dhe rasti i tij është kthyer në rigjykim në shkallën e parë për pjesën të cilën ka qenë i dënuar.
Po ashtu, rastin e ka konfirmuar edhe avokati i tij Besnik Berisha, i cili i ka thënë gazetës se Naser Kelmendi është liruar sot nga paraburgimi.
Kelmendi ishte dënuar më gjashtë vjet burgim, më 1 shkurt të këtij viti, për shpërndarje të drogës.
Ai është gjetur fajtor për pikën 8 të aktakuzës, e cila thotë se ai ka vepruar në Bosnje e Hercegovinë me tre burra të tjerë duke vënë në qarkullim 25 kg substancë narkotike të tipit heroinë.
BBVA4 nis të shtunën, mesazhi i Sara Hoxhës: Kemi sakrifikua...
Nesër seanca e përbashkët plenare, deputetët shqiptarë dhe k...
Ledri Vula lanson këngën e re “Oj oj oj”
Osmani: E ardhmja e Kosovës në BE është e pashmangshme e për...
71 aksidente brenda 24 orëve në Kosovë
Ancelotti bëhet trajneri më i trofeshëm në histori të Real M...