Në magjistralen Kaçanik – Hani i Elezit mbrëm ka pasur shembje të gurëve gjë që ka bllokuar këtë aks rrugor, por tani kjo rrugë është e liruar.
Për Arbresh.info, rastin e lirimit të rrugës e ka konfirmuar Policia e Kosovës, Rajoni i Ferizajt.
“Menjëherë është larguar një gur i madh që pati bllokuar magjistralën Hani i Elezit-Kaçanik”, ka konfirmuar Policia e Kosovës, Rajoni i Ferizajt.
Ndërsa, Ministria e Infrastrukturës dhe Transportit njofton, se me angazhimin e kompanisë kontraktuese nga MIT për mirëmbajtje në këtë pjesë të rrugës, është bërë pastrimi i saj dhe që nga ora 09:00 e mëngjesit, qarkullimi i automjetve në këtë pjesë i është kthyer normalitetit.
ECPMF, Kurtit: Anulojeni menjëherë vendimin për bojkotimin e...
Oda Ekonomike Amerikane takohet me Verman dhe Kasanofin, fla...
Gjykata e Nju Jorkut dënon Donald Trumpin
Krasniqi në Prishtinë: Ky përkushtim, dëshmi e fitores së PD...
Për tre vjet, numri i lejeve të dhëna në Kosovë për mbajtje ...
Protesta e opozitës para Bashkisë së Tiranës, protestuesit p...