Lirohet hapësira publike prapa ish shtëpisë së mallrave “Gërmia”

14:55 | 12 Dhjetor 2023
K.B

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama ka njoftuar se është liruar hapësira publike prapa ish shtëpisë së mallrave “Gërmia”.

Rama tha tanimë kjo zonë u takon këmbësorëve.

“Nuk do të ketë më makina të parkuara, do të shfrytëzohet si vend rekreativ, me gjelbërim në mes, me pemë e lule të mbjellura për t’i shtuar gjallërinë zonës”, shkruan Rama në Facebook./Arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme