Lirohet Dardan Molliqaj

20:41 | 3 Shkurt 2022
Përparim Bublaku

Kryetari i PSD-së, Dardan Molliqaj, është liruar nga paraburgimi.

Njoftimi është bërë Gjykata Themelore në Prishtinë, por edhe n PSD, e cila ka bërë të ditur se ai sonte do të jetë pjesë e një emisioni televiziv, raporton arbresh.info.

Molliqaj ishte arrestuar të martën në mbrëmje, pasi kishte sulmuar një policë në protestën e së shtunës, kundër paraljmërimve për shtrenjtim të rrymës.

Në seancën gjygjësore ndaj ti është propozuar që të vendoset masa e paraburgimit.

Komunikata e Gjykatës Themelore në Prishtinë:

Gjykata Themelore në Prishtinë – Departamenti i Përgjithshëm Penal, ka vendosur lidhur me kërkesën e Prokurorisë Themelore në Prishtinë, për caktimin e masës së paraburgimit kundër të pandehurit D.M për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprën penale Sulm ndaj personit zyrtar nga neni 402 paragrafi 3 lidhur me paragrafin 1 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës.
Gjyqtari i procedurës paraprake kërkesën e prokurorit të shtetit për caktimin e masës së paraburgimit të datës 02.02.2022 kundër të pandehurit D.M. e ka refuzuar si të pa bazuar dhe ndaj të njëjtit ka caktuar masën e paraqitjes në stacionin policor.

Masa e paraqitjes në stacionin policor kundër të pandehurit D.M do të llogaritet në kohëzgjatje prej një (1) muaji, duke filluar që nga data 01.02.2022 deri më 01.03.2022.

Konform nenit 178 paragrafi 4 të KPPRK, gjykata mund të caktoj masën më të rëndë – paraburgimin, nëse i pandehuri D.M shkel masën e shqiptuar.

Gjykata konstaton se përmbushet dyshimi të bazuar i paraparë me nenin 187 paragrafi 1 nën paragrafi 1.1 të KPPRK-së nuk plotësohen asnjëra nga kushtet e parapara ligjore nga neni 187 paragrafi 1 nën par 1.2, pika 1.2.1, 1.2.2, dhe 1.2.3 të KPPRK-së, parakushte këto për tu caktuar masa e paraburgimit.
Kundër këtij aktvendimi palët kanë të drejtë ankese në Gjykatën e Apelit të Kosovës./arbresh.info/

Lexo edhe

Mbrojtja e Molliqajt: Presim vendimin e gjykatës, kërkesa e prokurorisë për paraburgim është e pakuptueshme

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme