Policia e Kosovës mbrëmë në veri ka arrestuar pesë të mitur nën dyshimin se vendosën pamfleta me fotografinë e njërit nga terroristët të Banjskës.
Ata dyshohet se kanë kryer veprën penale “Nxitje të urrejtjes” ndërsa pas intervistimit, të dyshuarit janë liruar në procedurë të rregulltë.
Lajmin për Arbresh.info e ka konfirmuar zëvendësdrejtori për rajonin e veriut, Veton Elshani.
“Mbrëmë rreth orës 01.00 në mëngjes, një person është has duke ngjit disa pamflete që pas verifikimit ka sjell deri tek inicimi i rastit nxitje e urrejtes. Ky person me urdhër të Prokurorit është ndaluar dhe deri tani janë identifiku edhe katër persona të tjerë. Që të katër personat e tjerë janë intervistuar dhe tek shumica nga ta janë gjetë prova materiale që e mbështesin vepren nxitje e urrejtjes”, tha Elashni.
“Pas intervistimit edhe të personit të fundit që të gjithë janë liruar në procedurë të rregullt duke përfshirë edhe personin e parë i cili ishte ndaluar sot në orët e hershme të mëngjesit. Të gjithë personat e identifikuar apo të intervistuar (duke përfshirë edhe të ndaluarin) janë të mitur”, theksoi Elshani./Arbresh.info
Lexo edhe:
Në një fesitval golash, Liverpooli triumfon derbin në udhëti...
Deri në dy orë pritjet në Jarinje për të hyrë në Kosovë
Bora regjistron fitoren e tretë në elitë, mposhtë Prizrenin
Maresca arsyeton barazimin ndaj Evertonit
Protestë masive në Beograd kundër Vuçiqit dhe qeverisë së ti...
Salah thyen një tjetër rekord në Premier League