Lirohen dy personat e arrestuar lidhur me kërcënimin ndaj drejtorit të KEK-ut, Njazi Thaçi.
Lajmin për KALLXO.com e konfirmoi Kryeprokurori i Prokurorisë Themelore në Prishtinë, Imer Beka.
Beka për KALLXO.com tha se Prokuroria nuk ka bërë kërkesë për caktim të masës së paraburgimit pasi që në veprimet e të dyshuarve nuk janë vërejtur elemente të kanosjes serioze.
Ai tha se edhe vetë i dëmtuari Njazi Thaçi gjatë marrjes në pyetje nga Prokurorja Merita Shala kishte deklaruar se nuk ishte ndjerë i kërcënuar por ishte frikësuar për familjarët e vetë pasi që rasti kishte ndodhur afër shtëpisë së tij.
Të dyshuarit janë liruar me procedurë të rregullt dhe rasti do të vazhdojë të trajtohet më tej sipas procedurave ligjore, tha kryeprokurori Beka.
Njazi Thaçi ishte kërcënuar afër banesës së tij në Prishtinë mbrëmjen e të premtes së kaluar. Kërcënimi kishte të bënte për punësim në një konkurs të shpallur së fundmi nga KEK.
T’i mbijetosh dimrit me vitaminën D
Tiranë/ Policia operacion kundër lojërave të fatit, kapen di...
OKB: Viti 2024 më vdekjeprurësi për punonjësit e ndihmave hu...
Deklaratat befasuese të Oltës dhe Milaimit rreth afërsisë me...
KEK-u deklaron se performanca e këtij viti është dukshëm më ...
Sara apo Edi: Cili nga këta dy banorë e ngjalli Drilonin në ...