Gëzim Zakuti dhe Hisni Gecaj, të dyshuar për vrasjen e 4 gushtit në “Bon Vivant”, ku si pasojë e të shtënave me armë vdiq 39-vjeçari K.R., janë liruar nga masa e paraburgimit.
Lajmin e ka konfirmuar, Mirlinda Gashi, zëdhënëse e Gjykatës Themelore në Prishtinë.
“Me kërkesë të Prokurorisë, janë liruar nga masa e paraburgimit dy të dyshuarit, pasi kanë pushuar kushtet për caktimin e kësaj mase”, konfirmoi Gashi.
Kurse, mbrojtësja e Zakutit, avokatja Teuta Beka-Bunjaku, e kontaktuar nga “Betimi për Drejtësi” tha se pasi Apeli ua kishte refuzuar ankesën, kishte dorëzuar parashtresë në Prokurori për ta marrë në pyetje të mbrojturin e saj, me arsyetimin se provat tregojnë se nuk është i përfshirë në rast.
“Po, është i vërtetë lajmi se e kanë liru klientin, ne kemi ba ankesë ndaj vendimit të shkallës së parë për masën e paraburgimit, Apeli nuk e ka aprovu, mirëpo pas marrje në pyetje në Prokurori, unë e kam dorëzu një parashtresë në Prokurori për shkak se s’ka prova sepse janë video-incizimet publike të rastit, vendit të ngjarjes, faktikisht që nuk është i përfshirë në asnjë rast klienti im, as në pjesëmarrje në rrahje, as në ndonjë veprim inkriminues”, tha Beka-Bunjaku.
Avokatja Beka-Bunjaku tha se pasi është marrë në pyetje nga Prokuroria, i mbrojturi i saj Zakuti është liruar sot.
“Dhe e kam ba një kërkesë sipas Kodit të ri të Procedurës Penale, që kanë të drejtë me i rishiku shkresat e lëndës, mandej edhe për shkak që edhe pak e kam prek në pika të shkurta se s’ka të bëjë asgjë me rastin. Mandej, Prokuroria më ka njoftu për marrje në pyetje, marrja në pyetje ka qenë para… sot është e martë, të premten më duket është bërë marrja në pyetje në Prokurori, mandej sot veç e kanë liru, ama ende s’kam marrë ndonjë vendim prej gjykatës, kjo ndodhi pasdite dikur”, tha mbrojtësja e Zakutit.
Ndryshe, më 17 gusht 2023, Gjykata e Apelit ka njoftuar se i ka refuzuar si të pabazuara ankesat e mbrojtësve të të dyshuarve Andi Pajaziti, Hisni Gecaj dhe Gëzim Zakuti, të cilët dyshohen për përfshirje në rastin e 4 gushtit në “Bon Vivant”, ku si pasojë e të shtënave me armë vdiq 39-vjeçari K.R., duke vërtetuar vendimin e Gjykatës Themelore në Prishtinë, me të cilin tre të dyshuarve iu kishte caktuar masa e paraburgimit në kohëzgjatje prej 30 ditësh (secilit veç e veç).
“Gjykata e Apelit me aktvendimin PN1.DKR.nr.876/2023, të datës 16.8.2023, i ka refuzuar si të pabazuara ankesat e mbrojtësve të të akuzuarve A.P, H.G dhe G.Z, ndërsa aktvendimin e Gjykatës Themelore në Prishtinë – Departamenti për Krime të Rënda PPRKR.nr.190/2023, të datës 06.08.2023, e ka vërtetuar. Në arsyetim të aktvendimit Gjykata e Apelit ka theksuar se gjykata e shkallës së parë drejtë ka arsyetuar se nga shkresat e lëndës respektivisht nga provat e mbledhura deri me tani ekziston dyshimi i bazuar se të pandehurit kanë kryer veprat penale për të cilat dyshohen dhe po ashtu nga provat e mbledhura deri me tani janë plotësuar kushtet ligjore nga neni 184 par.1 nen par.1.1 dhe 1.2 pika 1.2.1, 1.2.2 dhe 1.2.3 të KPRK-së, që janë kushte qenësor për caktimin e masës së paraburgimit”, thuhej në njoftimin e Apelit.
Ndryshe, i dyshuari tjetër për përfshirje në këtë rast, Dukagjin Nikollaj, gjendet në arrati.
Prokuroria Themelore në Prishtinë, më 5 gusht 2023 njoftoi se të gjithë të dyshuarit për përfshirje në rastin “Bon Vivant”, kanë të kaluar kriminale. Kurse, ministri i Brendshëm, Xhelal Sveçla, e ka bërë fajtor sistemin e drejtësisë për vrasjen në “Bon Vivant”.
Lidhur me rastin e 4 gushtit, Shërbimi Spitalor Klinik dhe Universitar i Kosovës kishte njoftuar se 17 persona janë lënduar, kurse njëri prej tyre vdiq si pasojë e plagëve të marra. Rasti dyshohet se ndodhi si pasojë e një mosmarrëveshjeje mes të dyshuarve.
Policia e Kosovës e kishte konfirmuar në orët e para të 5 gushtit se në incidentin që ka ndodhur në një lokal në qendër të Prishtinës ka persona të plagosur me armë zjarri, por edhe nga copat e xhamave.
Ministria e Bujqësisë në Shqipëri: Mbi 85% e mandarinave pa ...
Aksident në mes dy automjeteve në Klinë
Arrestohet një grua në Prishtinë, nën ndikim të alkoolit sul...
Ministri i Jashtëm i Jordanisë do të zhvillojë bisedime me l...
Policia shqiptoi mbi 1 mijë e 400 gjoba trafiku në 24 orët e...
Vdes një person në QKUK