Google ADS

Lirohen nga paraburgimi Albin Kurti e Donika Kadaj-Bujupi

12:34 | 29 Dhjetor 2017
Arbresh.info

Gjykata Themelore në Prishtinë ka vendosur që të lirojë nga paraburgimi deputetët Albin Kurti dhe Donika Kadaj-Bujupin, raporton arbresh.info

Dy ditë më parë gjykata ua ka vazhduar paraburgimin Albin Kurtit dhe Donika Kadaj-Bujupit deri më 27 janar 2018.

Sipas kryetarit të trupit gjykues Beqir Kalludra kanë përfunduar shkaqet ligjore për të vazhduar kjo masë ndaj Kurtit e Kadaj Bujupit.

Ndërkohë është bërë e ditur se verdikti për katër deputetët e Vetëvendosjes do të jepet me 3 janar.

Katër deputetët e Vetëvendosjes, Albin Kurti, Donika Kadaj-Bujupi, Albulena Haxhiu dhe Faton Topalli akuzohen për përdorim të armës, ose mjetit të rrezikshëm dhe pengim të personit zyrtar në kryerje të detyrës zyrtare./Arbresh.info/

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme