Google ADS

Lirohen katër policët e ndaluar nga Serbia, jo edhe Jankoviq

11:50 | 18 Prill 2024
R J

Katër policët e Kosovës, të cilët janë ndaluar që nga dje nga autoritetet e Serbisë, janë liruar. Një gjë të tillë e bëri të ditur kryeministri Albin Kurti gjatë mbledhjes së Qeverisë së Kosovës.

“Sipas informacioneve të fundit na njoftojnë se të gjithë policët e ndaluar të cilat i përmenda në fjalën time hyrëse tashmë janë liruar përveç zëvendësdrejtorit të Policisë së Kosovës, Dejan Jankoviq. Pra, ai vazhdon të mbetet në burg në Serbi”, ka thënë Kurti.

Zyrtarët policorë të Kosovës ishin ndaluar në pikat kufitare mes Kosovës dhe Serbisë në Merdarë, Dheu i Bardhë e Jarinjë, si dhe në një pikëkalim kufitar mes Serbisë dhe Kroacisë./rtk

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme