Një burrë dhe një grua që ishin arrestuar lidhur me fluturimet me dronë në aeroportin Gatwick në Londër, janë liruar dhe ndaj tyre nuk është ngritur asnjë aktakuzë, njoftojnë autoritetet britanike.
Fluturimet me dronë në këtë aeroport kishin shkaktuar pengimin e fluturimeve.
Burri 47-vjeçar dhe një grua 54-vjeçare ishin arrestuar më 21 dhjetor nën dyshimin “e përdorimit kriminal të dronëve”.
Autoritetet kanë thënë se fluturimet me dronë kanë qenë akt i qëllimshëm, për të penguar fluturimet në aeroportin Gatwick.
Që prej 19 dhjetorit, në afërsi të këtij aeroporti ishin parë mbi 50 pajisje fluturuese, që janë përshkruar si dronë. Kjo gjë ka shkaktuar pezullimin e qindra fluturimeve.
Fluturimet në aeroport u rikthyen më 21 dhjetor.
Sipas ligjit në Britani, dronët nuk mund të fluturojnë në një perimetër prej një kilometri nga një aeroport dhe shkelësit e këtij ligji mund të përballen deri më pesë vjet burgim. (REL)
Kishin me vete mijëra para të padeklaruara, kapen në Morinë ...
KEK-u njofton për ndalesën dyditore të njësisë B1
Osmani vendos lule te shtatorja e Rugovës për 80-vjetorin e ...
Kurti mori pjesë në prezantimin e edicionit të pestë të Libr...
Sovraniteti në veri, Kurti: Janë zbuluar 12 depo armatimi, k...
“Qëndroj me krenari para jush”, Kurti në Kuvend përmend arri...