Projektligji për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për Liritë Fetare tashmë i ka kaluar Kuvendit të Kosovës për shqyrtim.
Qeveria e Kosovës në mbledhjen e fundit, menjëherë pas miratimit të Programit Legjislativ, e ka proceduar si projektligjin e parë që nga drejtimi i kryeministrit, Ramush Haradinaj.
Krejt kjo nguti, arbresh.info mëson se ka qenë presion i ndërkombëtarëve, në mesin e proceseve tjera urgjente që duhet të kalojë Kosova, siç është demarkacioni me Malin e Zi.
Në Kosovë ekzistojnë gjashtë bashkësi fetare në trashëgiminë historike, kulturore dhe shoqërore të vendit.
Këto janë Bashkësia Islame e Kosovës, Kisha katolike, Kisha ortodokse serbe, Bashkësia e besimit hebre, Kisha protestante ungjillore, dhe Bashkësia e tarikateve të Kosovës.
Me këtë ligj, këtyre bashkësive dhe atyre të rejave që regjistrohen i pranohet statusi juridik dhe kanë të drejtën e themelimit të institucioneve të ndryshme me karakter humanitar, fetar, edukativo-arsimor, apo karakter tjetër të ngjashëm.
Sipas kryeministrit, Ramush Haradinaj do të ishte shumë me rëndësi që liria e besimit të rregullohet me bazë ligjore.
“Që të gjithë të mund t’i shfrytëzojnë të drejtat dhe liritë fetare në bazë të ligjit,” shprehet kryeministri Haradinaj, shkruan arbresh.info.
Sipas analistit, Donik Sallova, përshpejtimi i këtij ligji lidhet edhe me rrugën e Kosovës drejt anëtarësimit në UNESCO.
“Nuk e di përmbajtjen e ligjit. Ka shumë gjasë që lidhet me aplikimin e Kosovës në UNESCO,” është shprehur Sallova.
Vonesa e miratimit të këtij ligji, sipas diplomatëve kosovarë, i ka pamundësuar Kosovës që të aplikojë për anëtarësim në UNESCO.
E Xhabir Hamiti, profesor në Fakultetin e Studimeve Islame në Prishtinë, vlerëson se ky projektligj është i vonuar.
“Miratimi i Ligjit për liritë fetare nuk është nguti nga ana e qeverisë, sepse mendoj se është një ndër ligjet me shumë prioritet, dhe i cili i njëjti ka qenë në diskutim gjatë legjislaturave të kaluara, por që për arsye subjektive është prolonguar deri më sot,” shprehet Hamiti.
Ky projektligj garanton mbrojtjen e lirisë fetare për të gjithë personat, objektet, logot. Lirinë për të festuar e kanë të gjithë qytetarët./arbresh.info/
Deri në një orë pritje te Dheu i Bardhë për të hyrë në Kosov...
Panik në Portin e Durrësit, përplasen rëndë dy tragete
Dënohet me burg ish-kryetari i Bashkisë së Lezhës, Fran Frro...
Rron Broja, “Ylli i Javës” në Superligën e Kosovës
Moscertifikimi i Listës Serbe, Vuçiç: Kurti po përpiqet t’i ...
ASHAK zgjedh anëtarët e rinj