Drejtoria Rajonale e Policisë në Gjilan, Njësiti Rajonal i Komunikacionit Rrugor me sot datën 28.09.2022 në kuadër të planit operativ ,,Siguria në trafikun rrugor’’ ka ndërmarrë veprime shtesë dhe do të vazhdoj edhe me tej të veproj me qëllim të krijimit të kushteve sa më të mira të qarkullimit të pjesëmarrësve në trafikun rrugor.
Qëllimi i këtij aktiviteti ka qenë lirimit të hapësirave në trotuare, kontrolli dhe parandalimi i ndaljeve dhe parkingjeve ilegale të taksive.
Gjatë këtij aktiviteti janë ndërmarrë masa ligjore për të gjithë pjesëmarrësit në trafik të cilët me veprimet e tyre kanë rënë ndesh me normat dhe rregullat mbi ligjin për rregullat e trafikut rrugor.
Drejtoria Rajonale e Policisë në Gjilan, inkurajon mediat dhe qytetarët që për të gjitha kundërvajtjet që mund të shkaktohen në komunikacion, të njoftojnë Stacionin më të afërm të Policisë, apo përmes aplikacionit digjital “Lajmëro Policinë’’, E-mail: : [email protected] dhe numrat kundestarë:192; 03850807001. /arbresh.info/
“Edi, eja dashuria ime” – Gjesti me kunja ndaj Xhenetës
Fonseca insiston se Milani mund ta fitojë titullin kampion p...
Palestinezët e konsiderojnë moment historik urdhër arrestin ...
“Ose do bëhet multiplanetare, ose do zhduket”, paralajmërimi...
Çka i shkakton dhimbjet e kokës në mëngjes?
A Kane karbohidrate kartotat dhe barishtet jeshile?