Deputeti i vetëm shqiptar në Parlamentin e Serbisë, Shaip Kamberi, ka reaguar pas lirimit të terroristit serb, Millan Radoiçiqi, nga Gjykata e Lartë në Beograd.
Përmes një postimi në Facebook, Kamberi ka thënë se thënë se lirimi i Radoiçiqit është farsë e pushtetit serb dhe dëshmi evidente për implikimin e tij në organizimin dhe kryerjen e aktit terrorist, përcjell Arbresh.info.
Sipas Kamberit retorika që është duke ndjekur Serbia në aktin terrorist në Banjskë, flet për një Vuçiq që nuk e ka në planë të ndryshojë qasjen ndaj Kosovës dhe fqinjëve në Ballkan.
Postimi i plotë:
Kreu i grupit terrorist Radoiçiq, që dje u arrestua nga nga e ashtuquajtura drejtësi serbe,sot qenka liruar.
Edhe lirimi i sotëm ashtu si arrestimi i djeshëm ishte vetëm një manovër e autokratit Vuçiq për të blerë kohë dhe ndaluar presionet retorike të Perëndimit.
Lirimi i Radoiçiqit, sikurse dhe vepra për të cilën ai ngarkohet (krijimi i rrezikut të përgjithshëm për jetët e njerëzve dhe armëmbajtje pa leje) është farsë e pushtetit serb dhe dëshmi evidente për implikimin e tij në organizimin dhe kryerjen e aktit terrorist.
Serbia e Vuçiqit, që moti është shndrruar në “deep state”, vend ku strukturat e padukshme kriminale janë mbi institucionet, ku ndikimi i politikës në drejtësi është fatal, por, me aktin e sotëm, ajo po merr edhe epitetin e shtetit “sponsor të terrorizmit”.
Paradoksi i drejtësisë serbe më së miri shihet në dy ditët e fundit: Po e gjuajte me vezë muralin e kriminelit të dënuar për krime lufte dhe gjenocidin në Srebrenicë-je kriminel, ndërsa, po organizove grupe terroriste për të sulmuar shtetet fqinjë me qëllim të destabilizimit dhe rrezikimit të luftës rajonale, je hero kombëtar.
Retorika që po e ndjek brenda në Serbi, edhe pse të gjitha faktet që po prezentohen nga autoritetet në Kosovë flasin për implikimin e thellë të Serbisë në aktin terrorist në Banjskë, flet për një Vuçiq që nuk e ka plan me ndryshu qasjen ndaj Kosovës dhe fqinjve në Ballkan.
Çfarë duhet të ndodhë që Perëndimi seriozisht të merret me autokratin dhe putinofilin serb? Mos ndoshta duhet të përsëritet Raçaku apo Srebrenica?
Mos ndoshta akoma stabilokracia është më e rëndësishme se demokracia?
Një qengj në CNN dhe një ujk te Mariqi në Qirilicë, Vuçiq po kalon çdo kufi të tolerancës, sepse edhe toleranca dhe flirtimi me te duhet të ketë kufijt që nuk duhet lejuar të tejkalohen.
Është koha e fundit që ndaj tij të ndërmerren masat serioze, sepse autokrati serb njeh vetëm atë gjuhë.
Të paktën 28 të vrarë nga sulmet në Gaza
Kurti mërgatës: Paramendojeni çfarë bëjmë 37 mijë votat ju m...
Mbi një orë pritje te Dheu i Bardhë për të hyrë në Kosovë
Juventusi rikthehet tek fitorja në Serie A, triumfon ndaj Mo...
Njerëzit që duhet të tregojnë më shumë kujdes kur moti është...
Kulla e Vashës, ishulli i vogël që lidh dy kontinente prej 2...