Lirak Çelaj, ish luftëtar i UÇK-së, ka thënë se Gjykata Speciale është gjykatë e padrejtë.
“Më ka irrituar arrestimi i Jakup Krasniqit. Ai është njeri që ka krenari dhe nuk do t’ia lejonte vetes që do të bënte ndonjë telash ose të ikte. Kishte një përpjekje për të ulë dinjitetin, për të fyer këto figura. Ajo ka qenë pjesa më e rëndë”, është shprehur Çelaj, njofton Klan Kosova.
“UÇK ka qenë lëvizje gjithëshqiptare. Ka rrjedh nga përpjekjet e shqiptarëve për çlirim. Edhe në luftë ka pasë pjesëtarë nga të gjitha trojet shqiptare”.
Ai në Rubikon ka e ka quajtur shqetësuese situatën, që siç ka thënë, dikush i është gëzuar aktakuzave ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit dhe të tjerëve.
“Më shqetëson shumë, të tjerët duke shpresuar që do të fitojnë avantazh politik po i gëzohen këtyre proceseve. Dikush i gëzohet heqjes së Thaçit në asketin politik, por për këtë çështje duhet ndarë Thaçi deri më 1999 dhe Thaçit si kryetar.
“Sot është arrestuar njeriu që ka udhëheq luftën. Kjo luftë ka mobilizuar të gjitha forcat demokratike të botës për çlirim nga Serbia. Kur goditet UÇK goditet themeli i shtetit të Kosovës”.
Moti sot i vranët dhe me riga shiu
Dhimbja që “udhëton” nga shpatulla në bërryl shkaktohet zako...
Ismajli gati për hapin e madh në karrierë, ai refuzon rinovi...
Mbappe: Bilbao më bëri mirë, mund të bëj shumë më tepër
“Duhet të luftojmë”, Zelensky tregon çfarë i duhet Ukrainës ...
Të paktën 28 të vrarë nga sulmet në Gaza