Diaspora shqiptare është shumë e interesuar për të sjellë investime në Kosovës dhe kjo është parë edhe nga vizitat që i kanë pasur zyrtarët e qeverisë së Kosovës në vende të ndryshme të botës.
Avdyl Lipoveci drejtor i Departamentit për Ruajtjen dhe Kultivimin e Arsimit dhe Kulturës në Diasporë, tha se investimet strategjike dhe kërkesat e diasporës duhet të kenë një trajtim më të veçantë dhe në këtë drejtim po punohet.
Ai ka folur edhe për prezantimin e Kosovës që i kanë bërë në Kanada, duke veçuar minierat e Kosovës. “Gjatë vizitës ministri Gashi ka prezantuar mundësitë e Kosovës për investimet kanadeze dhe pati interesim për këtë”, tha ajo sot në emisionin e mëngjesit “Mirëmëngjesi Kosovë”, në Radio Televizionin e Kosovës (RTK).
Lipoveci ka folur edhe për muajin nëntor që në Kanada do të jetë muaji i kulturës shqiptare. “Është vështirë të dihet se sa shqiptarë janë në Kanada, por është prej 10 mijë deri në 15 mijë”, tha ai.
Kurse për kushtet që i ka Kosova për investimet e huaja, Avdyl Lipoveci drejtor i Departamentit për Ruajtjen dhe Kultivimin e Arsimit dhe Kulturës në Diasporë, bëri me dije se shteti i Kosovës po bënë lehtësira që ata të sjellin kapitalin e vet./rtklive
Thuajse e gjithë shtëpia në nominim – Ja komentet e Oltës!
Zgjedhjet gjermane, çfarë roli do të luajnë mediat sociale?
Vrasja e djalit të ish-gjyqtarit në Tiranë, gjendet një maki...
Horoskopi ditor, parashikimi i yjeve për shenjën tuaj
Vazhdon procesi gjyqësor ndaj ish-krerëve të UÇK-së
Konsensusi i G20 për Ukrainën i vështirë, ndërsa SHBA bën th...