Google ADS

Lipjanit i del situata jashtë kontrolli, deri në dy orë pritje për vaksinim

12:22 | 13 Gusht 2021
S D

Në Qendrën e Vaksinimit në Lipjan në sallën, “Better Life”, sot gjatë ditës është parë interesim i madh i qytetarëve për tu vaksinuar, shkruan arbresh.info.

Në disa foto që qytetarët i kanë dërguar në adresën e arbresh.info, shihet teksa policia u japin numra qytetarëve të cilët po presin për vaksinim.

Për arbresh.info një qytetare ( e njohur për redaksinë), tha se sjellja e tyre është e tmerrshme madje u kanë thënë se termini që kanë bërë ne E- Kosova nuk vlen fare.

“Na kanë thanë se duhet të presim deri në dy orë, dhe se aplikimi online nuk vlen fare. Na i kanë dhanë do numra po ka shumë parregullsi pasi që numrat po ua dhanë qysh po donë”.

Kujtojmë se prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 539.752 doza të vaksinës.

Deri më sot 183.240 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme