Rrethi kryesor i Lipjanit është zhvendosur disa metra më tutje nga vendi ku ishte më parë me qëllim që të bëhet rruga e qasshme për katër korsi.
Qytetarët thanë që e kanë mirëpritur këtë projekt, sepse është zgjeruar rruga e hyrjet e daljet në rreth tashmë janë më të lehta për automjetet e mëdha pasi më herët ndesheshin me shtyllat elektrike.
Zëdhënësi i Komunës së Lipjanit, Diamant Hashani, ka thënë për Klan Kosova që ky projekt është trashëguar nga viti 2013 dhe tani është drejt finalizimit.
Sipas tij, me këtë ndërhyrje do të zgjidhet edhe problemi i infrastrukturës nëntokësore, në veçanti ai i energjisë elektrike.
Mot i paqëndrueshëm në Shqipëri, vranësira dhe reshje shiu, ...
Një orë pritje për hyrje në Kosovë nga Dheu i Bardhë
Turqia ia zë vendin Iranit si forcë e huaj mbizotëruese në S...
Bernabeu iu përul legjendës: Një lamtumirë madhështore për d...
Meksikë, rrëzohet avioni “Cessna 207”, raportohet për 7 vikt...
LDK shënon 35-vjetorin e themelimit