Objekti i Kryqit të Kuq, dega në Lipjan, një vend me rëndësi mjaft të madhe por në një gjendje të keqe infrastrukturore, tash e sa vite është lënë në mëshirë të fatit, raporton arbresh.info.
Në këtë vend përpos personelit të cilët punojnë janë edhe nxënësit që ndjekin ligjëratat për kursin e ndihmës së parë, e që gjatë muajve të dimrit është e papërballueshme si shkak i mungesës së ngrohjes e po ashtu edhe vjetërsisë së objektit në fjalë.
Fatime Bërbatovci, sekretare e Kryqit të Kuq të Kosovës, dega Lipjan, për abresh.info tha se kushtet nëpër të cilat ata qëndrojnë tash e sa vite janë të mjerueshme.
“Gjendja për momentin në Kryqin e Kuq në Lipjan është në gjendje të mjerueshme, nuk kemi kushte për mbajtjeje të ligjëratave, për rini për aktivitete, jemi drejtu edhe në komunë, kështu që na kanë premtu që do të bëjnë diçka për Kryqin e Kuq”, tha ajo.
Edhe më herët kjo organizatë ka qenë në një objekt përafërsisht të njëjtë, vetëm më lokacion tjetër.
Me të ardhur në objektin e ri, problemet veç se u thelluan.
“Më herët kemi qenë tek komuna në barakë, dhe nga atu kemi ardh në këtë barakë këtu në 2005, e ora ka qenë në emër të një serbi këtu , kështu që kishte pas aty shumë për pagës edhe kur ardhëshin inkasant ju kemi thënë që jemi në kuadër të shtëpisë së shëndetit, edhe dikur ata e kanë vërejtur edhe e kanë ndërpre rrymën krejt këtu, dhe jemi tu u shërby prej shtëpis së shëndetit me një kabull. Te dhoma ligjëratave përdorim gaz për ngrohje”, tha Berbatovci.
Rinovimet në këtë objekt kanë ndodhur vetëm gjatë vitit 2005, kur edhe janë vendosur.
“Vetëm në 2005 kemi ba pak një rinovim kur kemi hy, kjo është qysh ka qenë, këto dritarët më janë qysh kur është ndërtu kjo qe 50 vite apo më shumë. Deri tash nuk kemi pas donator kështu që na mbijetojmë prej këtij programi të ndihmës së parë në pamundësi për ndërtim”, tha ajo.
Ndërkaq Komuna e Lipjanit ka ofruar ndihmën e saj duke u dhënë pesë ari tokë për ndërtimin e objektit, madje komuna është ofruar edhe të ndihmojë në mënyrë financiare në momentin e fillimit të këtij objekti nga ana Kryqit të Kuq.
“I kemi pesë ari që na i ka dhënë komuna e Lipjanit që 12 vite. Si të filloni ju me ndërtua mandej bashkangjitemi na pasi që sipas tyre nuk kanë të drejt ata. Kështu që na diçka, edhe Kryqi i Kuq i Kosovës edhe Komuna po bashkangjitet.”
Arbresh.info ka biseduar direkt edhe me nënkryetarin e Komunës së Lipjanit, Diamant Bytyqin i cili tha se si komunë janë të gatshëm të ndihmojnë në mënyrë që ajo organizatë të mos mbes në kushtet në të cilat është për momentin.
Bytyqi, tha se komuna i ka dhënë edhe pesë ari tokë për vendin e ndërtimit të objektit të Kryqit të Kuq.
“Po, realisht qendra e Kryqit të Kuq në Lipjan vepron në kushte të vështira. Ne si komunë i kemi ofru ndihmë nëse ata gjejnë ndonjë donacion, por që edhe ne do të jemi të gatshëm të hyjmë në bashkëfinancim për të ndërtuar një objekt të ri të Kryqit të Kuq në Lipjan, sepse ne si komunë nuk mundemi të ndërtojmë objekte për organizata jo qeveritare pasi që në këtë rast edhe Kryqi i Kuq si organizatë ndërkombëtare që merret me humantet me raste sociale me ndihma, kemi ofru bashkëpunim gjatë periudhës së pandemisë por edhe më herët. Po ashtu edhe tek puna e objektit kemi ofru një bashkëfinancim për ndërtimin e objektit të ri nëse ata gjejnë një donator ose nga Kryqi i Kuq ose ndonjë tjetër”, tha Bytyqi.
Tutje Nënkryetari i Lipjanit tha se komuna ua mbulon të gjitha shpenzimet që ata bëjnë.
“Kemi pas disa takime me drejtues të Kryqit të Kuq në Lipjan dhe e kemi kushtet e vështira nëpër të cilat ata veprojnë, realisht për momentin komuna i mbulon të gjitha shpenzimet, si ato të rrymës, të qirasë si dhe shpenzimet që krijohen nga ajo zyre, d.m.th ata nuk paguajnë asgjë.”
E Sekretarja e Kryqit të Kuq dega Lipjan, tha se me pak ndihmë kjo gjendje e keqe mund të evitohet.
“Kemi donator mjaftë, secili mundet me investu ngapak, sepse nuk bahet ndonjë shumë e madhe dhe me na ba një ndërtim”, deklaroi Berbatovci.
Kujtojmë se pavarësisht kushteve jo të mira infrastrukturore nëpër të cilat vepron kjo organizatë, ata përsëri gjenden pranë qytetarëve të saj, duke ndihmuar familjet në nevojë ./S.D/arbresh.info/
Olmo realizon golin e parë në Ligën e Kampionëve me Barcelon...
Rriten çmimet e vezëve, SHBA ka mungesë para festave
Si t’i manifestojmë gjërat pozitive në jetë?
Në këto vende është e ndaluar të vozitësh me xhaketë apo pal...
Pritet rritje e madhe e shitjeve të veturave elektrike
Ky lajm do t’i gëzojë fansat e PlayStation