Një femër e moshës 37 vjeçare është gjetur pa shenja jete në fshatin Sllovi të komunës së Lipjanit.
Policia ka dalë menjëherë në vendin e ngjarjes dhe mjekët e kanë konstatuar vdekjen e viktimës.
Po merren të gjitha masat e nevojshme në ndriçimin e plotë të rastit.
Kështu bëri të ditur për arbresh.info gron Borovci, zëdhënës i policisë për rajonin e Prishtinës.
“Rreth orës 18:30, kemi pranuar informatën për një trup të pa jetë, në fshatin Sllovi të komunës së Lipjanit. Policia menjëherë ka dalë në vendin e ngjarjes si dhe mjekët emergjent të cilët kanë konstatur vdekjen e viktimës, femër, 37 vjeçare. Aktualisht policia ka nisur hetimin e rastit si vdekje e dyshimtë dhe po ndërmerr të gjitha veprimet e duhura hetimore dhe ato forenzike – të ekzaminimit, që do të ndihmonin hetimin e ngjarjes si dhe sqarimin dhe ndriçimin e plotë të rastit”.
Izraeli godet me raketa një ndërtesë në Bejrut, të paktën 4 ...
Sancho mund të largohet nga Chelsea, por jo nga Anglia – atë...
Trump zgjedh financierin Scott Bessent për Sekretar të Thesa...
Horoskopi, parashikimi i yjeve për fundjavën
Pacolli sot mban takim humanitar në Gjermani
Parashikimi i motit për ditën e somte