Linjë e re e transportit Prishtinë – Graçanicë

16:40 | 2 Gusht 2022
E.H

Është nënshkruar një marrëveshje në mes të Komunës së Prishtinës dhe ajo e Graçanicës  për lëshimin në qarkullim të linjës së re të transportit Prishtinë – Graçanicë.

Marrëveshja është nënshkruar nga nënkryetari i Prishtinës Alban Zogaj dhe ai i Graçanicës Leutrim Ajeti.

Zogaj ka bërë të ditur edhe relacionin e qarkullimit.

Nisja dhe kthimi bëhen nga rrugët: “Mon Balaj”, “Fahri Fazliu”, “Ilir Konusheci”, “UÇK”, “Migjeni”, “Luan Haradinaj”, “Garibaldi”, “Gjorgj Bush”, Bulevardi “Bill Clinton”, Rrethi në M2 vazhdon për Veterrnik, “Jusuf Gërvalla”, rruga Prishtinë – Gjilan, Hajvali, Graçanicë dhe përfundon në Kishnicë.

Ai tha se kjo linjë e transportit do të ndihmojë qytetarët dhe do të lirojë komunikacionin në Prishtinë.

“Kjo linjë liron komunikacionin në Prishtinë dhe ndihmon komunitetin në Graçanicë”./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme