Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama ka njoftuar se në Google Maps tashmë janë të përfshirë edhe linjat e autobusëve të “Trafikut Urban”.
Sipas tij, kjo do t’i ndihmojë qytetarët të gjejnë oraret dhe ndalesat e fundit të trasportit publik në kryeqytet, t’i planifikojnë udhëtimet duke përdorur transportin publik, të mësojnë se sa minuta bëjnë për të shkuar në këmbë, sa minuta bëjnë me transport publik deri në destinacionin tuaj, shkruan Arbresh.info.
“Kemi inkuadruar në Google Maps, mundësinë që si mjet udhëtimi të përdorni transportin publik për të shkuar në destinacionin e kërkuar. Pra, në Google Maps janë përfshirë linjat e autobusëve të Trafiku Urban Prishtinë. Kjo do t’ju ndihmojë të: Gjeni oraret dhe ndalesat e fundit të transportit publik në Kryeqytet. Planifikoni udhëtimet tuaja duke përdorur transportin publik. Mësoni se cila linjë e autobusit është më afër ardhjes dhe më e shpejtë për destinacionin që do të shkoni. Kuptoni se sa minuta bëni për të shkuar në këmbë, sa me transport publik deri në destinacionin tuaj.”, ka shkruar Rama në Facebook.
I pari i kryeqytetit e ka vlerësuar këtë si ndryshim pozitiv në transportin publik./Arbresh.info
Ministri i Jashtëm i Jordanisë do të zhvillojë bisedime me l...
Policia shqiptoi mbi 1 mijë e 400 gjoba trafiku në 24 orët e...
Vdes një person në QKUK
Policia sekuestron armë dhe municion në Rahovec, arrestohet ...
Predha godet një shtëpi në Mitrovicë Veriore, policia heton ...
Arabia Saudite do të ndalojë alkoolin gjatë Botërorit 2030