Qendra telefonike për parandalimin e vetëvrasjes “Linja e jetës”, përmes një konferencë për media, ka shprehur pakënaqësi ndaj institucioneve për mungesë të politikave për parandalimin e fenomenit të vetëvrasjes.
Në ditën ndërkombëtare për parandalimin e vetëvrasjes, Bind Skeja, drejtor ekzekutiv i “Linjës së Jetës” ka kërkuar identifikimin e metodave për intervenim dhe komunitetet të cilat kanë nevojë për një intervenim të tillë.
“Si ‘Linja e jetës’, ne vazhdojmë të angazhohemi që disa vite në këtë fushë dhe avokojmë implementimin e politikave progresive mbi parandalimin e vetëvrasjes. Kjo nënkupton, në nivelin më bazik që Kosova të ketë së paku një strategji gjithëpërfshirëse për parandalimin e vetëvrasjes. Të identifikohen metodat për intervenimin dhe komunitetet të cilat kanë nevojë për një intervenim të tillë. Sidoqoftë, ndonëse kemi pritë Qeveri të ndryshme, kjo ende nuk është vënë në letër”, ka thënë ai.
Ai gjithashtu ka kërkuar krijimin e një strategjie për parandalimin e vetëvrasjes, Institucionalizimin e “Linjës së Jetës” dhe Reforma progresive dhe komunitare në sistemin e shëndetit mendor.
“Përkundër nevojës për intervenime shumë-sektoriale, kjo përgjegjësi i është dhënë Ministrisë së Shëndetësisë, ku edhe ka mbetur e harruar. Ju rikujtojmë, nuk janë vetëm personat me probleme të shëndetit mendor të cilët mund të përfundojnë në vetëvrasje. Gra të dhunuara nga burra patriarkal, persona queer të shtypur prej shoqërisë heteronormative, qytetarë romë që ndalohen prej hapësirave publike – këta nuk gjejnë mbështetje për sfidat e tyre mbrapa mureve të shërbimeve të shëndet mendor të cilat veç se janë lanë anash. Një qasje për parandalim të vetëvrasjes domosdoshmërisht duhet të përfshijë drejtësi sociale”, tha Bind Skeja./eo
Masar Omeragiq presidenti i ri i Federatës së Futbollit në M...
Mbyllet për një vit, Rama: TikTok nuk ka çfarë sqarimesh kër...
Sali Berisha: Ndalimi i TikTokut, akt ekstrem censure
Deri në një orë pritje te Dheu i Bardhë dhe Muçibabë për të ...
Rama publikon pamje nga Porti i Durrësit: Numri i vizitorëve...
Man United pëson debakël në “Old Trafford”, Chelsea ndalet n...