Në Ditën Ndërkombëtare të Parandalimit të Vetëvrasjeve, organizata “Linja e Jetës” në Kuvendin e Kosovës ka dorëzuar një peticion me mbi 13 mijë nënshkrime, i cili kërkon nga deputetët të miratojnë Projektligjin për Parandalimin e Vetëvrasjes.
Me dorëzimin e peticionit, drejtues të e organizatës hodhën kritika në drejtim të kreut të Kuvendit, Glauk Konjufca, për qasje jo serioze, për mos pritjen nga ai apo nga dikush prej kabinetit te tij, ashtu siç parashihet me rregullore.
“Sot, për Ditën Botërore të Parandalimit të Vetëvrasjes, ne kemi përfunduar peticionin për projektligjin për parandalim të vetëvrasjes me mbi 13,361 nënshkrime nga qytetarët dhe qytetarët e Republikës së Kosovës. Kjo shënon një arritje të jashtëzakonshme në trajtimin e vetëvrasjes në Kosovë, duke filluar për herë të parë procesin e hartimit të politikave, të cilat preokupimin kryesor e kanë reduktimin e vetëvrasjeve nëpërmjet trajtimit të dinjitetshëm të bashkëqytetarëve tonë. Ju rikujtoj se nëpërmjet këtij peticioni ne kërkojmë një ligji që rregullon, shërbimet klinike për parandalim të vetëvrasjes. Integrimin e parandalimit të vetëvrasjes në objektiva institucionale. Mekanizma për ngritje të profesionalizmit dhe kujdesit të mediave ndaj rasteve të raportimit të vetëvrasjes. Shërbime dhe mbështetje sociale jo-klinike”, tha Bind Skeja, drejtor i “Linjës së Jetës”./rtk
Mehmeti: Vetëm 90 minuta hapësirë në ditë në një televizion ...
Zgjedhjet 2025, Kurti: Nuk humbim kohë me të tjerët, synojmë...
Vullneti – Drilonit: Pas Big Brother t’i do ta lësh boksin d...
Të shtëna me armë zjarri në Vlorë, raportohet për një të pla...
Gjykata e Lartë pranon të shqyrtojë çështjen e TikTokut
Gjermania dyfishon eksportet e armëve në Ukrainë dhe i përgj...