7 mijë e 256 foshnje kanë lindur që nga janari i këtij viti deri më 30 shtator, në Kosovë.
Kështu ka thënë në një përgjigje për arbresh.info, drejtori i Klinikes Obstetrike Gjinekologjike, Jakup Ismajli.
Ismajli ka thënë se krahasuar me periudhën e njëjtë të viti të kaluar kjo shifër është më e ulët për 431 lindje këtë vit.
“Për të njëjtën periudhë të vitit të kaluar kanë qenë 7 mijë e 687 lindje. Dallimi është 431 lindje me pak në këtë periudhë në krahasim me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar”, ka treguar Jakupi.
Ndërsa sa i përket gjinisë se të cilës gjini ka pasur më shumë lindje, meshkuj apo femra kjo shifër për këta nëntë muaj të këtij viti del të jetë më e lartë tek meshkujt.
“Nga janari deri në fund të shtatorit kanë lind 3 mijë 919 meshkuj dhe 3 mijë 454 femra”, thuhet në përgjigjen e , drejtorit të Klinikes Obstetrike Gjinekologjike.
Sociologu, Leutrim Sahiti në një përgjigje për arbresh.info ka thënë se rënia e natalitetit në njërën anë dhe rritja e migrimit në anën tjetër do të kenë pasoja në zhvillimin e vendit dhe të ardhmen e tij, kjo pasi siç thotë ai vendi ynë njihet si shteti me popullsinë më të re në Evropë dhe rinia e saj është potenciali më i madh që ka.
Ai ka përmendur një varg faktorësh që bëjnë që nataliteti të ulet në Kosovë.
“Ndër faktorët që kanë ndikuar në rënien e natalitetit janë ndryshimi i stilit të jetës, shndërrimi i familjes së gjerë në familje bërthamë me ç ‘rast vështirësitë për të rritur fëmijë janë më të mëdha, rritja e individualitetit, mos përkrahja e shtetit për fëmijët dhe prindërit, papunësia, vështirësitë e prindërve për të rritur dhe arsimuar fëmijët e tyre, mungesa e perspektives për të rinjtë etj”, ka thënë ai.
Për të pasur një rritje të natalitetit në vend Sahiti thotë se shteti duhet të këtë programe për fuqizimin e familjes, përkrahje për prindërit në rritjen e fëmijëve.
“Të këtë shtesa për fëmijët dhe për çdo fëmijë me shumë këto shtesa të jenë më të larta, të këtë edukim më cilësor dhe më të lehtë, pra arsimi i fëmijëve të mos jetë barrë e rëndë për prindërit, zbatimi i ligjit për pushimin e lehonisë, rritja e punësimit të të rinjve, pajisja e qendrave të mjekësisë familjare me aparate dhe medikamente që mundësojnë ruajtjen e shëndetit të fëmijëve, hapja e më shumë institucioneve parashkollore për fëmijë si dhe krijimi i programeve të veçanta për kujdes ndaj fëmijëve”, ka thënë Sahiti.
Ndryshe Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK) ka publikuar “Statistikat e Lindjeve në Kosovë 2018”. Sipas këtyre të dhënave 22 mijë e 870 janë lindje që kanë ndodhur në Kosovë prej tyre lindje të gjalla janë 22 mijë e 761 kurse 109 janë lindje të vdekura, kurse lindjet që kanë ndodhur jashtë Kosovës janë regjistruar 6 mijë 210 lindje./arbresh.info/R.Rexhepi
Parashikimi i motit për sot
E dashura i hedh aksidentalisht në kosh 682 milionë euro, Ba...
Teknologjia e dobishme e pagesave “Tap to Pay” bëhet e dispo...
Kurti mori pjesë në shfaqjen e dokumentarit “Ajo’...
Bellinhgamit i dhurohet çmimi “Lojtari më i mirë i sezonit n...
Xhemaili i AAK-së: Presidentja as edhe një fjalë për linçimi...