Infrastruktura e dobët duke përfshirë mungesën e aparaturës dhe pajisjet e vjetra janë vetëm disa nga problemet me të cilat po përballet Klinika e Neonatologjisë në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës.
Probleme këto të cilat edhe po dërgojnë deri në rritjen e infeksioneve të foshnjave të sapolindura.
Por, nuk janë vetëm këto problemet e vetme.
Kjo klinikë ka edhe mungesë të infermiereve, shkruan arbresh.info.
Kështu thotë në një intervistë ushtruesi i detyrës së drejtorit të Klinikës së Neonatologjisë, Xhevdet Gojnovci.
“Sa i përket masave Klinika e Neonatologjisë në aspektin profesional bënë gjithçka që është e mundshme mirëpo edhe nganjëherë mungesat ndikojnë, mungesa e infrastrukturës, mungesa e aparaturës kemi pajisje shumë të vjetra, kemi bërë kërkesë të furnizohemi me pajisje të reja, kemi mungesë të infermiereve dhe kjo rritë mundësinë për infeksione për shkak se një infermiere punon me gjashtë foshnje njësi intensive ndërsa një infermierie duhet të punojnë me dy foshnje me standarde në bazë të Organizatës Botërore të Shëndetësisë ”, ka thënë Gojnovci.
Ai ka thënë se kërkesat për aparaturë dhe infermiere tashmë janë bërë në organet kompetente dhe se pret që së shpejti këto të plotësohen.
“Kërkesën që e kemi adresuar organeve kompetente shpresojmë se për herë të parë nuk kemi hasur në vesh të shurdhër. Gjitha kërkesat që i kemi bërë për pajisje janë në procedura siç e thonë ata të tenderimit, ndërsa infermieret janë rekrutuar në fillim të vitit mirëpo presim, kërkesa jonë është për 20 infermiere që të plotësohet ky standard ndërsa po presim që ato të rekrutohen dhe të fillojnë punën në Klinikën e Neonatologjisë”, është shprehur ai.
Gojnovci ka thënë se dallimi sa i përket vdekshmërisë së foshnjave këtë tremujor të 2018-ës krahasuar me tremujorin e parë të vitit të kaluar është i vogël.
“Dua të theksoj se është dallim shumë i vogël mes tre mujorit të parë të vitit 2017 dhe tremujorit të parë të vitit 2018. Në vitin 2017 në tremujorin e parë numri lindjeve është 2293 ndërsa foshnjat që kanë ndërruar jetë apo kanë vdekur janë 35 prej tyre meshkuj 20 ndërsa femra 15. Vitin 2018 kemi lindje 2278 ndërsa foshnje të vdekura 36, meshkuj 23 ndërsa femra 13”, ka treguar Gojnovci.
Sipas tij arsyet që kanë ndikuar në rritjen e këtij numri është se këto foshnja kanë lindur para kohës së paraparë.
“Arsyet që kanë ndikuar në rritjen e këtij numri është se në vitin 2018 kemi një rritje të foshnjave që kanë lindur para kohe, në vitin 2017 kemi 55 foshnje që kanë lindur nën 2000 gramë ndërsa vitin 2018 kemi 63 foshnje, kjo është edhe ndoshta arsyeja që kemi një rritje të vogël të vdekjeve të foshnjave”, ka thënë ai.
Ai poashtu ka treguar arsyet më të shpeshta që qojnë në vdekjen e këtyre foshnjave të sapolindura./Arbresh.info/R.Rexhepi
Për më shumë ndiqeni intervistën e plotë:
Kush janë imigrantët që mund t’i prekë plani i Trumpit...
Horoskopi ditor, parashikimi i yjeve për shenjën tuaj
Analistët: Rebelët sirianë, qasje të ngjashme me Talebanët n...
Moti sot në Shqipëri
Qeveria prezanton programin për parandalimin dhe zvogëlimin ...
Lansohet platforma për raportimin e korrupsionit