Popullsia e Kosovës ka kaluar nëpër ndryshime të mëdha demografike gjatë dekadave të fundit, për shkak të faktorëve historikë, politikë dhe socio-ekonomikë.
Sipas të dhënave nga Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK) deri në shtator të vitit 2024 në Kosovë janë regjistruar 20 mijë e 51 lindje të ndodhura në Kosovë dhe jashtë Kosovës.
Siç duket viti 2023 ka më shumë lindje të regjistruar në krahasim me këtë vit, deri në shtator të viti 2023 kanë qenë të regjistruara 31 mijë e 110 fëmijë të lindur.
Nga këta fëmijë kosovarë të lindur përgjatë vitit 2024, 10 mijë e 439 fëmijë janë meshkuj, ndërsa 9 mijë e 612 fëmijë janë femra.
Nga të dhënat e dërguara nga ASK-ja, muaji gusht është muaji që ka të regjistruar më së shumti lindje.
Nga ana tjetër, edhe niveli i vdekjeve ka ndryshuar dhe është më i ulët se vitin e kaluar.
Deri në shtator të vitit 2024 në Kosovë janë regjistruar 8 mijë e 133 vdekje, nga ky numër 4 mijë e 358 janë meshkuj, ndërsa 3 mijë e 775 janë femra.
Përgjatë vitit 2023 janë regjistruar 9 mijë e 622 vdekje, nga ana tjetër, shkalla e vdekjeve në Kosovë ka qenë më e ndryshueshme, megjithatë, në vitin 2020, numri i vdekjeve ka pasur një rritje në mënyrë dramatike, duke arritur në 12 mijë e 971 vdekje, Kjo rritje i atribuohet fillimit të pandemisë COVID-19.
Nga të dhënat e marra për vdekjet përgjatë vitit 2024, muaji që ka numrin më të lartë të regjistrimit të vdekjeve, është muaji janar me 1 mijë e 84 vdekje.
Krahasimi i Kurorëzimeve dhe Shkurorëzimeve përgjatë vitit 2023-2024
13 mijë e 353 çifte janë kurorëzuar përgjatë këtij viti, çuditërisht edhe përgjatë vitit 2023 numri i qifteve që kurorëzuan dashurin e tyre është shumë i ngjashëm, 13 mijë e 237 çifte janë kurorëzuar përgjatë vitit 2023.
Kosovarët i preferojnë më shumë dasmat gjatë muajve të verës, por statistikat tregojnë që muaji janar është muaji i cili ka numrin e kurorëzimeve më të lartë.
Ndërsa deri në shtator të vitit 2024, 1 mijë e 255 qifte i dhanë fund martesës së tyre, dhe ky një numër shumë i ngjashëm me shkurorëzimet e vitit 2023.
1 mijë e 314 çifte bashkëshortore i dhanë fund martesës së tyre deri në shtator të 2023-tës.
Si fillim vitit, janari shpesh sjell ndryshime të rëndësishme në jetën personale të individëve, nga statistikat e mbledhura shihet se muaji janar ka numrin më të lartë të kurorëzimeve dhe shkurorëzimeve./QëndresaLuma/Arbresh.info/
Kidda, MC Kresha dhe Lyrical Son publikojnë këngën “Si je”
DASH informon Kongresin mbi planet për t’i shitur Izraelit a...
Prelec: Normalizimi i marrëdhënieve Kosovë-Serbi në pritje
Pacolli fiton rastin e Hotel Grandit: Qeveria e Kosovës dety...
Në Shqipëri do të kufizohet përdorimi i automjeteve
Miftaraj e sheh të pamundur moscertifikimin e Listës Serbe