Lindje e rrallë në QKUK, pacientja me ‘Morbus Ebstein’ lind foshnjë të shëndoshë

12:59 | 11 Qershor 2018
Arbresh.info

Qendra Klinike Universitare e Kosovës ka bërë të ditur se një lindje e rrallë është regjistruar në Klinikën Obstetrike Gjinekologjike, ku një paciente e diagnostikuar prej që në fëmijëri me keqformim të lindur të zemrës të formës ‘Morbus Ebstein’ ka lindur një foshnje të shëndoshë.

Në njoftim thuhet se bëhet fjalë për një keqformim të rrallë dhe zakonisht këta pacientë janë në gjendje të rëndë dhe shtatzënia është e kundërindikuar.

“Pacientja B.Z, e moshës 19 vjeçare, e diagnostikuar, deri tash, nga aspekti kardiologjik, është udhëhequr nga kardiologu i fëmijëve, dr. Ramush Bejiqi, i cili e ka përcjellë edhe statusin kardiologjik të fetusit gjatë shtatzënisë si dhe gjendjen e nënës në shtatzënësi, kurse obstetër janë mjeket nga Spitali i Përgjithshëm i Pejës dhe Dr Ismajl Jakupi dhe nga Klinika e Gjinekologjisë”, thuhet në njoftim.

Shtatzënia është udhëhequr me sukses me gjendje të mirë të fëmijës dhe të nënës, kurse lindja është krye në termin, siç edhe parashihet ne botë, me ‘sectio cesarea’.

Nëna ka lindur fëmijë të gjinisë mashkullore, në gjendje të mirë, me peshë 3600g, Apgar score 8/9 kurse e gjitha procedura e intervenimit ka kaluar pa asnjë komplikim.

Operacioni është kryer në Klinikën Obstetrike Gjinekologjike në QKUK, e udhëhequr nga ekipi i intervenimit, dr Shqipe Fetiu, kurse anëtar të ekipit mjekësor kane qenë edhe dr Mejreme Ramosaj, dr Muharrem Morina, dr Mimoza Avdiu.

Ky është rasti i parë i shtatzënisë dhe lindjes nga një paciente me sëmundjen e Ebstein-it.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme