Google ADS

Lindita Sejdiu Rugova zgjidhet drejtoreshë e Seminarit të Gjuhës Shqipe

12:06 | 11 Mars 2025
E.K

Këshilli i Fakultetit të Filologjisë ka emëruar Këshillin Drejtues dhe drejtorinë e re të Seminarit Ndërkombëtar për Gjuhën, Letërsinë dhe Kulturën Shqiptare.

Profesoresha Lindita Sejdiu Rugova është zgjedhur drejtoreshë e Seminarit për një mandat dyvjeçar.

“Profesoresha Lindita Sejdiu Rugova është zgjedhur drejtoreshë e Seminarit për një mandat dyvjeçar. Sejdiu Rugova ka përvojë 23 vjeçare në organizimin e drejpërdrejtë të aktiviteteve të Seminarit”, thuhet në njoftim.

Sekretar shkencor nga Këshilli i Seminarit u propozua Muhamed Çitaku, kurse anëtarë të Këshillit u zgjodhën profesorët: Bardh Rugova, Avdi Visoka, Gëzim Qerimi, Shpëtim Elezi, dhe Zahrije Kapllanaj.

Sekretare profesionale u emëruan Liridona Bërkolli dhe Donika Elezkurtaj Bërveniku./Arbresh.info

Të ngjashme

Foto lajm