Google ADS

Lindin binjakët e parë për vitin 2018

15:18 | 3 Janar 2018
Arbresh.info

Në ditën e dytë të vitit 2018, në Klinikën e Gjinekologjisë në QKUK kanë lindur fëmijët e tyre 22 nëna. Dy prej tyre kanë sjellë në jetë fëmijë binjakë, shkruan Gazeta Shneta.

Numri total i bebeve të shënuar në raportin e Klinikës është 24.

Gjatë ditës së djeshme ka ndodhur një statistikë e rrallë, ku numri sipas gjinisë është i barabartë. Janë 12 djem dhe 12 vajza të lindur në Gjinekologji.

Me operacion cezarian kanë kryer lindjen 6 nëna, ndërsa po aq janë bërë nëna për herë të parë.

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme