Google ADS

Lindi foshnjën pa shenja jete në Spitalin e Mitrovicës së Veriut, prokurori hap çështje penale

10:52 | 10 Korrik 2021
S D

Policia e Kosovës ka njoftuar se në Spitalin rajonal të Mitrovicës së Veriut, një grua ka lindur foshnjën pa shenja jete.

Po ashtu Policia bëri të ditur se Prokurori kujdestar ka urdhëruar që të hapet çështje penale në lidhje me incidentin.

Ngjarja kishte ndodhur më 13 qershor rreth orës 11:50, ndërsa urdhëri për hapje të çështjes penale është marrë dje.

“Mitrovicë Veri (NN) 13.06.2021 – 11:50. Me datën e lartcekur viktima femër kosovare në Spitalin rajonal të Mitrovicës së Veriut ka lindur foshnjën e gjinisë mashkullore pa shenja jete. Pastaj me datë 09.07.2021 pas një pune hetimore, prokurori kujdestar ka urdhëruar që në bazë të gjitha informacioneve, deklaratave dhe dokumenteve mjekësore të mbledhura, të hapet çështja penale në lidhje me incidentin”, thuhet në raportin e policisë./arbresh.info/

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme