Linda Rama, gruaja e kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama, thotë se është mbështetëse e pakursyer e grave në vendimmarrje, kur është pyetur në lidhje me kandidimin e Vjosa Osmanit për kryeministre të vendit.
“Unë jam gjithmonë një mbështetëse e pakursyer e grave në vendimmarrje. Mendoj që misioni i grave të cilat kanë platforma publike, nëse këto janë politike apo në administrimin e lartë publik, bartin me veten e tyre një potencial të jashtëzakonshëm që nëpërmjet këtyre platformave që ato të kenë mundësi që përtej ditës, ato të sjellin në vëmendjen e publikut të gjithë problematikën gjinore dhe t’i japin një shtysë zgjidhjes së saj”, është shprehur Rama në një intervistë për arbresh.info.
Sipas saj, gruaja shqiptare sot jeton në kohë të mira.
“Nuk mund të jap formula të gatshme se si kjo gjendje të përmirësohet. Sigurisht ka patur arritje të jashtëzakonshme, në vitet pas pavarësisë, të presidentes, ministreve dhe ambasadoreve që kanë dhënë kontribut të jashtëzakonshme, dhe nga ana tjetër kanë treguar që kanë potencial, duke marrë më shumë hapësirë në përditshmërinë e vetë”, vlerëson Rama.
Ajo nuk mendon që gratë duhet të presin t’i jepet hapësira.
“Hapësirat edhe merren edhe pushtohen dhe mendoj që është një përpjekje e përbashkët e shoqërisë shqiptare, në Shqipëri dhe në Kosovës, që të shfrytëzojë të gjitha potencialet, pavarësisht se këto vijnë nga burrat apo nga gratë”, shprehet Rama për arbresh.info.
Ajo e vlerëson lartë angazhimin e dyja vendeve për përfaqësimin gjinor, duke shtuar se çdo bebe vajzë që lindë në vendet tona do të ketë një të ardhme të ndritur.
“Ne në Shqipëri dhe në Kosovë e kemi vendosur të ardhmen tonë, dhe ajo është perspektiva evropiane, dhe sigurisht kjo na bënë pjesë të përpjekjeve të gjithë vendeve të tjera për të avancuar në të gjithë aspektet e përfaqësimit gjinor dhe të kontributit gjinor. Kjo nuk asnjë shancë që të kthehet pas. Kjo do njohë vetëm ditë të mira, mund të kërkojë kohë, mund të jetë edhe e vështirë, por ashtu siç u përpoqa ta sintetizoj, aty ku nuk rrezikon më shtëpia dhe liria të shuhen, absolutisht do të ketë një të ardhme të ndritur për çdo vajzë, për çdo bebe sot që lindë vajzë, në Kosovë, në Shqipëri dhe në të gjitha trojet ku jetojnë shqiptarët”, thotë Rama./arbresh.info
T’i mbijetosh dimrit me vitaminën D
Tiranë/ Policia operacion kundër lojërave të fatit, kapen di...
OKB: Viti 2024 më vdekjeprurësi për punonjësit e ndihmave hu...
Deklaratat befasuese të Oltës dhe Milaimit rreth afërsisë me...
KEK-u deklaron se performanca e këtij viti është dukshëm më ...
Sara apo Edi: Cili nga këta dy banorë e ngjalli Drilonin në ...