Sociologu dhe eksperti i rrjeteve sociale shpjegojnë gjuhën e frustrimit, shantazhit, hakmarrjes dhe rivalitetit ekstrem të mbështetësve të Vetëvendosjes
Mbështetësit e Lëvizjes Vetëvendosje tash e sa vite nuk hezitojnë që në mënyra publike të kërcënojnë personat që flasin kundër Vetëvendosjes.
E për këtë, sociologu Labinot Konushevci thotë për arbresh.info se, të njëjtën gjuhë e kanë pasur edhe qeveritë e kaluara, dhe kjo më shumë është gjuhë e frustrimit, shantazhit, hakmarrjes dhe rivalitetit ekstrem.
“Gjuha e kërcënimit zakonisht merr peshë në pushtet. Të njëjtën gjuhë e kanë pasur edhe qeveritë e kaluara. Ajo më shumë është gjuhë e frustrimit, shantazhit, hakmarrjes dhe rivalitetit ekstrem. Asnjë qeveri nuk po mundet ta pranojë mendimin ndryshe ose pluralizmin politik në qëndrime”, tha ai.
Sipas tij, Institucionet që duhen parandaluar apo dënuar gjuhën e kërcënimit janë inferiore.
“Kjo gjuhë po manifestohet edhe në komunikimet tjera publike. Institucionet që duhen parandaluar apo dënuar gjuhën e kërcënimit janë inferiore. Realiteti është ky: qeveritë e kaluara dhe mënyra e njëjtë e qeverisjes duhet të ndërrojë që të mos përsëriten pasojat e njëjta politike, ekonomike dhe sociale, por jo me obsesionimin e kërcënimit dhe hakmarrjes, duke harru premtimet politike dhe nevojat e qytetarëve”, tha Konushevci.
Ndërsa, eksperti i rrjeteve sociale në Komunitetin për Siguri Kibernetike dhe Privatësi, Mentor Hoxhaj, vlerëson se, kërcënimet online janë kërcënime që duhet marrë seriozisht derisa të vërtetohet e kundërta.
“Pavarësisht mbështetës te cilësdo parti që janë. Kërcënimet online janë kërcënime që duhet marrur seriozisht derisa të vërtetohet e kundërta. Unë kam shpjeguar disa here, që përgjegjësia penalo juridike në hapësirën kibernetike është e njëjtë me hapësirën fizike. Iluzioni i krijuar se për aktivitet ne hapësirën kibernetike nuk jep përgjegjësi është i gabuar”, thotë ai për arbresh.info.
Hoxhaj thotë se mendimi që në hapësirën kibernetike nuk mund të identifikohesh është i gabuar.
“Po ashtu, është i gabuar mendimi që në hapësirën kibernetike nuk mund të identifikohesh. Andaj ne kërkojmë që me hapësirën kibernetike duhet te sillemi me përgjegjësi dhe mirësjellje”, ka thënë ai.
Kujtojmë se, aktivistët e këtij subjekti njihen për veprime të tilla, ku dhuna dhe kërcënimet bëhen në vazhdimësi prej tyre.
Së pari e filluan me gaz lotsjellës në Kuvend për të vazhduar më pas me dhunën e tyre edhe në rrugët e kryeqytetit gjatë protestave në Prishtinë./arbresh.info/
Pas tronditjes zgjedhore – çfarë po ndodh në Rumani?
AUV në pritje të rezultateve për mandarinat e importuara nga...
E akuzoi se ka pëlqim ndaj tij, Gresa shpërthen në lot nga X...
Grupi “Shkodra Elektronike” me një falënderim të veçantë për...
Haziri në 35-vjetorin e LDK-së: Kjo familje e Rugovës ia dha...
Isak, objektiv i gjigantit francez