Lideri i Nisma për Kosovën, Fatmir Limaj i ka uruar mirëseardhje anëtarit më të ri të këtij subjekti ish-kryetarit të Lipjanit nga PDK, Shukri Bujës.
Limaj theksoi se është nderë për Nismën që në mesin e tyre kanë edhe një njeri si Shukri Buja i cili vjen nga një familje e njohur.
“Nga sot e tutje pjesë e vizionit tonë është edhe Shukri Buja të cilit i dëshiroj mirëseardhje në emër timin dhe të anëtarësisë. Së bashku kemi gjetur rrugën e përbashkët për t’i realizuar idealet tona në ditë të vështira. Është nderë i madh që sot z.Buja do të jetë pjesë e NISMA-s. Nga sot Nisma për Kosovën do të jetë e fuqishme. Do të vazhdojmë aty ku e kemi lënë Shukri për t’i realizuar idealet tona”, tha Limaj.
Ai shtoi se Shukri Buja ka ardhur në shtëpin e tij, duke shtuar se kushdo që është i interesuar t’i bashkohet konceptit të Nismës është i mirëseardhur.
Dhimbja që “udhëton” nga shpatulla në bërryl shkaktohet zako...
Ismajli gati për hapin e madh në karrierë, ai refuzon rinovi...
Mbappe: Bilbao më bëri mirë, mund të bëj shumë më tepër
“Duhet të luftojmë”, Zelensky tregon çfarë i duhet Ukrainës ...
Të paktën 28 të vrarë nga sulmet në Gaza
Kurti mërgatës: Paramendojeni çfarë bëjmë 37 mijë votat ju m...