Google ADS

Limaj: Vepra e Çekut ishte dhe do të mbetet burim frymëzimi për brezat e ardhshëm

14:02 | 17 Gusht 2018
Arbresh.info

Zëvendëskryeministri dhe kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj ka përkujtuar gjeneral majorin Skënder Çeku në 20 vjetorin e rënies.

Në një postim në Facebook, Limaj ka shkruar se vepra e Çekut ishte dhe do të mbetet burim frymëzimi edhe për brezat e ardhshëm.

Më poshtë postimi i Limajt:

Në 20-vjetorin e rënies heroike, Kosova sot nderon dhe përkujton gjeneral major Skënder Çekun.

Si luftëtar i paepur i çështjes kombëtare, Skënder Çeku ishte shembulli më i mirë se si i dilet zot vendit.

Vepra e Skendër Çekut ishte dhe do të mbetet burim frymëzimi edhe për brezat e ardhshëm.

Kosova do t’i nderojë përjetë dëshmorët dhe martirët e rënë të cilët janë themel i lirisë sonë.

Lavdi jetës dhe veprës së heroit Skënder Çeku!

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme