Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj në emisionin “Debat” të RTK-së ka thënë se për të aktgjykimi i Gjykatës Kushtetuese për rrëzimin e Qeverisë Hoti ka qenë i papritur.
“Nuk ka qenë vendim i pritur, por duhet ta respektojmë. Edhe ky aktgjykim do të jetë pjesë e debateve të juristëve, analistëve dhe atyre që e interpretojnë. Për momentin të gjithë duhet ta respektojmë atë aktgjykim”, ka thënë Limaj.
Ai ka shtuar se megjithatë, zhvillimet politike kohëve të fundit dërgonin në drejtim të zgjedhjeve të parakohshme.
“Politika e Kosovës nuk i ka kuptuar dy gjëra: Aktgjykimet Kushtetueses duhet të respektohen dhe ato aktgjykime duhet të marrin rrugë. Gjykata Kushtetuese na ka ndihmuar t’i bëjmë disa ndryshime të ligjeve. Në ndonjë rast këto aktgjykime e komplikojnë situatën, nganjëherë e thjeshtësojnë, prandaj ligjvënësit duhet të merren më këto çështje”, ka thënë Limaj.
Sipas tij, në këtë aktgjykim janë dy gjëra problematike. “Efekti retroaktiv, kur vije puna të votimi i qeverisë i jep veprim retroaktive dhe thotë se votimi s’ka qenë i drejt. Por kur vjen puna për vendimet e qeverisë, thotë se ato duhet të respektohen”, ka thënë Limaj. /RTKLive/
Dy të lënduar në aksidentin që ndodhi në pjesën e autostradë...
Policia del me njoftim për aksidentet e ndodhura për shkak t...
Gjykatësi shtyn për herë të tretë dënimin e Trumpit
Guri i LDK’së: Mundeni me na paditë, por drejtësisë nuk mund...
Mirlind Daku shkëlqen me dy gola në fitoren e Rubin Kazanit ...
Reshjet e dendura të shiut, Veliaj apel qytetarëve: Shmangni...